Vettel-Alonso, duel cirkuit pas cirkuti
Sebastian Vettel ngjitet nė krye tė klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė, duke hedhur njė tjetėr hap tė rėndėsishėm drejt titullit tė tretė radhazi nė Formula 1. Piloti gjerman i skuderisė Red Bull ka fituar Cmimin e Madh tė Koresė sė Jugut, ndrėsa ky sukses ka bėrė qė ai tė kalojė rivalin Fernando Alonso nė renditjen e kėtij Botėrori tė sportit mė tė rėndėsishėm tė automobilizmit.

Nė cirkuitin e Yeongam, Vettel ka fituar garėn e tretė radhazi pas Singaporit dhe Japonisė, ndėrsa tani duhet tė ruajė gjashtė pikėt e avantazhit ndaj Alonsos pėr tė triumfuar pėr herė tė tretė radhazi nė Formula 1.

Nė Ēmimin e Madh tė Koresė sė Jugut, dy herė kampioni kaloi lehtėsisht shokun e skuadrės Mark Webber dhe mė pas iu desh vetėm tė administrojė garėn, i shqetėsuar pak nga rivalėt e tij. Tė kota pėrpjekjet e Fernando Alonso. Ferrari I tij u bllokua gjatė gjithė xhirove nga makina tjetėr Red Bull e ėebber, i dyti nė podin e fituesėve.

Me vendin e tretė nė Korenė e Jugut, spanjolli tani duhet tė ndjekė Vettel nė garėn pėr titullin kampion.

Njė garė pėr t'u harruar ajo e pilotėve tė McLaren. Skuderia britanike duhet tė kėnaqet vetėm me vendin e dhjetė tė Leėis Hamilton. Kur mbeten vetėm katėr gara deri nė fund tė Botėrorit 2012 tė Formula 1, Sebastin Vettel kryeson renditje e pėrgjithshme me 215 pikė, 6 mė shumė se piloti i Ferrarit, Fernando Alonso kur kanė mbetur edhe katėr gara nga fundi i sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2012, ora 15:05
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0