Statistikat, Hamilton mė i mirė se Schumacher
Lewis Hamilton triumfoi nė Ēmimin e Madh tė Portugalisė, duke thyer rekordin e pėrgjithshėm tė fitoreve qė mbahej nga piloti legjendar gjerman Michael Schumacher. Nė Autodromin Ndėrkombėtar tė Algarves nė Portimao piloti britanik u nis nga pole position, pėr tė regjistruar fitoren e dytė radhazi dhe tė tetėn pėr kėtė sezon tė Formulės 1.

Edicioni i vitit 2020 do tė mbahet mend gjatė pėr rrethanat dhe organizimin e kampionatit mė tė shpejtė nė rruzull, pėr shkak tė pandemisė sė koronavirusit, por natyrisht sezoni i 70-vjetorit tė kėtij sporti nuk do tė harrohet kurrė nga 35-vjecari anglez, qė nė tokėn luzitane ia doli pėr tė thyer njė tjetėr rekord tė Michael Schumacher-it. Dicka qė pritej tė ndodhte, duke patur parasysh ritmin e pėrshpejtuar tė Hamilton-it nė kėto katėr sezonet e fundit dhe dėshirėn e madhe tė pilotit britanik pėr tė grisur cdo rekord tė pilotit tė famshėm gjerman.

Veterani anglez nuk ėshtė duke pyetur shumė pėr komentet e tė tjerėve, nė lidhje me diferencėn e frikshme qė ka Mercedesi me gjithė makinat e tjera, por Hamilton ėshtė duke pėrfituar nga rasti pėr tė gllabėruar gjithcka, nė mėnyrė qė tė konsiderohet ai si piloti mė i madh i tė gjitha kohėrave. Hegjemonia e tij nė edicionin e 71 tė Formulės 1 ėshtė e dukshme, megjithatė kjo ėshtė njė situatė qė ėshtė parė tė pėrsėritet pafundėsisht nė kėto vitet e fundit, aq sa pėr ta shndėrruar kampionatin vėrtet nė njė kompeticion tė mėrzitshėm. Pak a shumė gjithcka ngjan me njė film, ku fundi kuptohet qė nė fillim, sidoqoftė veterani anglez tani po bėhet gati pėr tė koleksionuar titullin e 6 nė 7 sezonet e fundit.

Pėrjashtim bėn thjesht edicioni i 67, ku Hamiltoni u mund nga e njėjta makinė, pra nga shoku i tij i skuadrės te ekipi Mercedes Nico Rosberg. Pėr fatin e keq tė kampionatit dhe pėr fatin e mirė tė pilotit britanik Rosberg u tėrhoq nė rrethana tė cuditshme dhe shumė tė paqarta dhe nga situata e krijuar ėshtė duke pėrfituar nė maksimum pikėrisht piloti nga Stevenage. Sigurisht nuk ėshtė faji i Hamilton-it qė nė Formulėn 1 tė kėtyre viteve tė fundit mungon plotėsisht rivaliteti dhe Mercedesi ngjan si avion krahasuar me makinat e tjera, sidoqoftė faktet tregojnė qė veterani britanik mund tė fitojė titullin nė boėtrorin e pilotėve qė fundjavėn e ardhshme, nė Imola nė Ēmimin e Madh tė Emilia Romagna-s, pra plot katėr gara para pėrfundimit tė kėtij sezoni, duke i zhvlerėsuar nė maksimum etapat e mbetura deri nė mesin e muajit dhjetor.

Me triumfin nė Portugali Hamilton u ngjit nė kuotėn e 256 pikėve, ndėrsa shoku i tij i skuadrės Valtteri Bottas qė ėshtė edhe ndjekėsi mė i afėrt numėron 77 pikė mė pak. Me njė pėrllogaritje elementare, nėse Hamilton fiton nė Itali dhe Bottas nuk shkon pėrtej vendit tė nėntė atėherė gjithcka pėrsa i pėrket botėrorit tė pilotėve do tė mbyllet qė tė dielėn e ardhshme. Nė Mbretėrinė e Bashkuar kanė rendur me shpejtėsi pėr tė lartėsuar emrin e pilotit britanik, deri nė atė pikė sa pėr ta konsideruar si mė tė madhin e tė gjitha kohėrave, pra pėrpara Senės, Fanxhios dhe Schumacherit.

Numrat janė numra dhe ashtu sic pritej pėr shkak tė superioritetit tė makinės sė tij Hamilton ėshtė duke thyer cdo rekord tė mundshėm. Senna, Fangio dhe Schumacher kanė garuar nė kohė tė tjera, kur pilotėt e bėnin pothuajse gjithcka vetė dhe kur mungonte komunikimi nė radio, apo siguria ishte nė nivele gati tė papėrfillshme me garat aktuale, madje edhe vetė deklarata e ish-padronit Bernie Ecclestone shpjegon qartė diferencėn e madhe qė pėrfaqėson Mercedesi me gjithė makinat e tjera dhe avantazhet e shumta qė ka ditėt e sotme nė aspektin teknik Lewis Hamilton.

Gjithsesi ėshtė njė debat i gjerė, qė lė vend pėr diskutim, por mė herėt i njėjti diskutim ėshtė bėrė pėr Ferrari-n qė nga viti 1999–2004 konsiderohej si makina mė fituese e tė gjitha kohėrave, ndėrsa Mercedesi e ka kaluar me pash, duke mbytur ēdo lloj rivaliteti tė mundshėm dhe vrarė pėrfundimisht kampionatin. Gjithcka kuptohet qartė nga titujt pėr konstruktorė, ku Mercedesi qė tani ka njė epėrsi prej plot 209 pikėsh, pra skuadrės gjermane i nevojiten praktikisht vetėm 6 pikė pėr tė koleksionuar titullin e shtatė nė botėrorin e konstruktorėve.

Me suksesin nė Portimao Hamilton u ngjit nė kuotėn e 92 fitoreve nė Formula 1, duke kaluar me njė mė shumė pilotin e madh gjerman. Kuptohet tani numri i garave ėshtė shumė mė i lartė, prandaj pėr tė fiksuar edhe njė rekord tė tillė pilotit britanik i mjaftuan vetėm 14 sezone, ndėrsa Schumi-t iu deshėn plot 19 vjet. Statistikat vazhdojnė nė favor tė veteranit anglez dhe Hamilton kryeson 161-155 me podiume dhe 97-68 me pole position, ndėrkohė pikėt e grumbulluara janė pėrsėri 3.687 me 1.566 nė favor tė kampionit nė fuqi tė botės.

Schumacher ka mbetur pėrpara vetėm te xhirot e shpejta 77-52 dhe vendet e dyta 43-40, sepse nė fund tė kėtij sezoni ėshtė mėse e qartė qė Hamilton do tė barazohet gjithashtu me pilotin e famshėm gjerman, me 7 tituj gjithsej, ndėrsa nė vitin 2021 pa dashur pėr tė bėrė orakullin Lewis Hamilton me atė makinė qė nget befas do tė kėrcejė nė krye me plot 8 trofe tė fituar nė total nė botėrorin e pilotėve, nė vetėm 15 kampionate tė zhvilluar nė karrierė.
Shtuar më 26/10/2020, ora 14:36
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0