ZYRTARE/ Spekulimeve i vjen fundit, Hamilton rinovon me Mercedes
Shtatė herė Kampioni botėror, Lewis Hamilton, ka rinovuar kontratėn me ekipi e Mercedesit.

Mercedes-AMG Petronas ka bėrė tė ditur lajmin nė webfaqen e klubit se marrėveshja pėr vazhdimin e kontratės me shtatė herė Kampionin botėror, Lewis Hamilton, ėshtė arritur.

Prej disa muajsh spekulohej se Hamilton mund tė largohet nga Mercedesi sepse rinovimi ėshtė vonuar dhe se ai mund tė ketė hasur nė probleme me ekipin.

Hamilton ishte infektuar me COVID-19, dhe kjo thuhej se ishte arsyeja e vonesės edhe nga Toto Wolff.

Hamilton ėshtė shprehur tejet i lumtur pėr arritjen e marrėveshjes, ai u shpreh se mezi pret tė rikthehet dhe tė garojė.

"Unė jam i ngazėllyer qė do tė arrij nė sezonin tim tė nėntė me kolegėt e mi tė Mercedes. Ekipi ynė ka arritur gjėra tė pabesueshme sė bashku dhe ne shpresojmė tė ndėrtojmė tė ardhmen mbi suksesin tonė edhe mė tej, ndėrsa vazhdimisht kėrkojmė tė pėrmirėsohemi, si brenda ashtu edhe jashtė pistės" tha ai.

Hamilton u shpreh tejet i emocionuar edhe pėr mbėshtetjen e Mercedesit nė kampanjėn e tij pėr barazinė racore dhe kundėr racizmit.

"Unė jam po aq i vendosur pėr tė vazhduar avokimin qė kemi filluar ta bėjmė sportin e F1 mė tė larmishėm pėr brezat e ardhshėm dhe unė jam mirėnjohės qė Mercedes ka qenė jashtėzakonisht mbėshtetės i thirrjes time pėr tė adresuar kėtė ēėshtje", shtoi ai.

"Jam krenar tė them se po e ēojmė kėtė pėrpjekje edhe kėtė vit duke nisur njė fondacion kushtuar diversitetit dhe pėrfshirjes nė sport. Unė jam frymėzuar nga tė gjitha ato qė mund tė ndėrtojmė sė bashku dhe mezi presim tė rikthehemi nė pistė nė mars", perfundoi Lewis Hamilton.
Shtuar më 08/02/2021, ora 12:50
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0