Sezonin e ardhshėm nė Formula 1, Mick Schumacher: Do tė rishikoj garat kur pilotonte babi
Pasi triumfoi kėtė vit nė botėrorin e Formula 2, piloti 21-vjeēar, MickSchumacher do tė garojė sezonin e ardhshėm nė Formula 1 me makinėn Haas.
Ai ėshtė djali i legjendės Michael Schumacher, 7 herė kampion bote nė F1, ndaj prania nė pistė e Mick shihet me shumė kureshtje nga tė gjithė.
Nė njė intervistė pėr "Bild", MickSchumacher tha: "E di qė ndaj meje do tė ketė shumė presion, por nuk e vė re shumė kėtė gjė. E dua kėtė sport, e pėlqej atė qė bėj, ndaj e shoh tė lehtė tė punoj dhe tė realizoj ėndrrat e mia."
Piloti i ri gjerman u shpreh se gjatė kėtyre muajve do ti rishikojė tė gjitha garat qė ka zhvilluar babai i tij, si njė pjesė e pėrgatitjes pėr debutimin nė Formula 1.
"Mendoj se tė shohėsh garat e vjetra ka kuptim edhe pse ky sport ėshtė zhvilluar shumė. Unė nuk do tė shoh vetėm ato tė babait tim, por edhe ato tė viteve tė fundit", tha MickSchumacher.