Rikthimi i "bishės", nga 2018 Alfa Romeo do tė bashpunojė me Sauberin
Pas 32 vjetėsh shkėputje rikthehet nė Formula 1 Alfa Romeo, pikėrisht marka e famshme qė fitoi dy titujt e parė pėrsa i pėrket kampionatit tė pilotėve nė kėtė kompeticion. Firma prodhuese tepėr e njohur italiane do tė kthehet kėshtu nė Circus falė njė marrėveshjeje disavjeēare me ekipin zvicėran Sauber, qė do tė ketė shtėpinė milaneze si sponsor kryesor, por gjithashtu do tė furnizohet me motorė pikėrisht nga Alfa Romeo.

Sauber konfirmoi arritjen e marrėveshjes teknike me markėn e famshme qė ka nė stemė gjarprin, simbolin e qytetit tė Milanos, qė, siē dihet, ėshtė nė pronėsi tė Fiat-it, bashkėpunim qė do tė fillojė qė sezonin e ardhshėm. Kėshtu motorėt Ferrari tė ekipit Sauber nga viti 2018 do tė bėhen Alfa Romeo, e pėr rrjedhojė edhe emri i ardhshėm i skuadrės helvete do tė jetė Alfa Romeo Sauber F1 Team, shkruan SuperSport. Partneriteti parashikon bashkėpunimin strategjik, teknologjik, si dhe nė planin e biznesit ndėrmjet ekipit Sauber dhe Alfa Romeos, marrėveshje qė do tė mundėsojė gjithashtu edhe shkėmbimin e tė dhėnave tė rėndėsishme inxhinierike dhe teknike, me qėllim krijimin e mundėsive pėr tė dy grupet si brenda ashtu edhe jashtė Formulės 1.

Drejtuesi i FIAT-it e njėkohėsisht edhe presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne, qė ka insistuar vazhdimisht pėr rikthimin e Alfa Romeos nė Formula 1, e konsideroi marrėveshjen e arritur si njė hap shumė tė rėndėsishėm nė ristrukturimin e kėsaj marke historike, qė ka kontribuar pa dyshim nė historinė e kėtij sporti, por qė pas njė mungese prej mė shumė se tre dekadash do tė bashkohet mė nė fund edhe me shtėpitė e tjera prodhuese, qė janė tė pranishme nė kėtė aktivitet, duke pėrfituar kėshtu shumė edhe nga ndarja e tė dhėnave teknologjike dhe strategjike me njė partner me njė eksperiencė tė padiskutueshme siē ėshtė Sauberi. Pra, do tė jetė njė rast i shkėlqyer gjithashtu edhe pėr vetė inxhinierėt e Alfa Romeos, qė i kanė treguar qartė aftėsitė e tyre edhe nė modelet mė tė fundit Giulia dhe Stelvio pėr tė vėnė eksperiencėn e tyre nė dispozicion tė ekipit helvet, ndėrkaq tifozėt e kėsaj marke legjendare do tė kenė rastin pėr t’u pėrfaqėsuar me makinėn e tyre tė zemrės nė Formula 1. Pėrsa u pėrket pilotėve, si zgjedhje e parė mund tė jetė 20-vjeēari nga Montecarlo Charles Leclerc, kampioni mė i ri i Formula 2, pėr mė tepėr i dalė nga Akademia e Ferrarit, ndėrsa nė krah tė tij pritet tė jetė njė nga dy pilotėt e tjerė, 23-vjecari italian Antonio Giovinazzi ose piloti aktual i ekipit Sauberit, suedezi Marcus Ericsson.

Alfa Romeo fitoi dy titujt e parė pėr pilotė nė kėtė kompeticion me tė famshmit Giuseppe Farina dhe Juan Manuel Fangio, ndėrsa pjesėmarrja e fundit zyrtare e skuadrės milaneze ėshtė regjistruar nė vitin 1985, kur pilotė ishin Ricardo Patrese dhe Eddie Cheever, ndėrkaq fitorja e fundit daton nė vitin 1978, kur Niki Lauda triumfoi me ekipin Brabham nė Cmimin e Madh tė Italisė, ndėrsa pole position-i i fundit ėshtė regjistruar nė Ēmimin e Madh tė Shteteve tė Bashkuara nė Long Beach nė vitin 1982 me Andrea De Cesaris.
Shtuar më 29/11/2017, ora 14:59
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Ushtarė tė Republikės sė Shqipėrisė duke luftuar me ujin nė Vlorė

Ushtarė tė Republikės sė Shqipėrisė duke luftuar me ujin nė Vlorė