Pėrmbysja e ēmendur nė derbi, si i "karikoi" Conte lojtarėt nė pushim
Pėrmbysja fantastike nė derbin i Milanos padyshim do tė mbetet gjatė nė histori. Zikaltėrit e gjetėn veten nė disavantazhin e dy golave nė fundjen e pjesės sė parė, por arritėn tė shėnonin 4 nė pjesėn e dytė duke triumfuar me rezultatin 4-2.

Kurioziteti ėshtė i madh mbi tė gjitha pėr fjalimin qė Antonio Conte mbajti para skuadrės nė dhomat e zhveshjes nė pushimin mes dy pjesėve, ndėrsa mediat italiane kanė hedhur dritė mbi diskutimin qė shndėrroi komplet zikaltrit.

Kėshtu tekniku nuk zgjodhi njė reagim tė ashpėr dhe nervoz, por diskutoi qetėsisht me tė tijtė, duke u kujtuar se para ndeshjes kishin 19 pikė diferencė me Milanin dhe se ishin dukshėm mė tė fortė, por kėtė duhet ta tregonin nė fushė.

"Edhe sa gola keni ndėrmend t’i falni Milanit sot? Ata qė deri para ndeshjes kishin grumbulluar 19 pikė mė pak se ju, sot po duken lojtarė tė mėdhenj. Ju jeni shumė mė tė fortė, por kėtė duhet ta tregoni nė fushė", tha ndėr tė tjera Conte, duke zgjuar shpirtin e reagimit nė skuadėr.

Mė pas lojtarėt zbritėn nė fushė me njė tjetėr karikim dhe morėn menjėherė kontrollin e lojės, ndėrsa dy gola tė shpejtė bėnė qė tė rikthehet baraspeshė e gjithēka tė bėhej mė e lehtė, me zikaltrit qė arritėn tė marrin njė tjetėr 3-pikėsh.

Tani teknikut tė Interit nuk i mbetet gjė tjetėr veēse tė bindė lojtarėt e tij se mund t’ia dalin tė rikthejnė titullin kampion nė Milano pas 10 vitesh mungesė, por pėr kėtė duhet tė tregojnė tė njėjtin besim dhe vendosmėri si nė pjesėn e dytė ndaj Milanit.
Shtuar më 11/02/2020, ora 11:44
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit