Hamilton "trondit" me deklaratėn e fundit: Nuk e di nėse do tė jem ende nė F1
Lewis Hamilton mund tė largohet nga Formula 1 pas kėtij sezoni.
Gjashtė herė kampioni i botės, i cili ėshtė pranė titullit tė shtatė nė karrierė deklaroi pas fitores nė garėn e Imolas se nuk ndihet i sigurtė nėse do tė jetė vitin e ardhshėm nė F1.
Pilotit anglez i skadon kontrata me skuderinė e Mercedesit nė fund tė vitit tė ardhshėm, por deklarata e tij i ka habitur stafin e skuderisė britanike, e cila shpreson qė Hamilton tė rinovonte kontratėn pėr tė vazhduar dominimin nė Formula 1.
"Jemi nė nėntor dhe ėshtė ēmenduri qė Krishtlindjet nuk janė larg. Ndihem shkėlqyeshėm, jam akoma i fortė dhe ndiej se mund ta vazhdoj edhe pėr shumė muaj tė tjerė. Nuk e di nėse do tė jem kėtu vitin e tjetėr, nuk ka garanci pėr siguri. Ka shumė gjėra qė mė ekzaltojnė. Koha do ta tregojė", u shpreh Hamilton.