Hamilton nuk ka tė ndalur, i pari edhe nė Hungari
Lewis Hamilton ka fituar ēmimin e madh tė Hungarisė dhe ka rritur distancėn ndaj Sebastian Vettel nė renditjen e pėrgjithshme.

Kimmi Raikkonen ka marrė vendin e fundit tė podiumit ndėrsa humbėsi mė i madh duhet tė ketė qenė Bottas, i cili pasi u parakalua nga Vettel ka humbur toruan duke u pėrplasur me gjermanin dhe me Riccardo-n.

Nisja, si rrallėherė, ishte pa probleme tė gjitha makinat u nisėn mirė dhe kryesuesit ruajtėn pozicionin e tyre megjithėse Raikkonen bėri startin mė tė mirė duke tentuar tė parakalojė Bottas i cili ia mbyll me zotėsi rrugėn duke ruajtur edhe Hamilton nė vend tė parė.

Dy makinat Mercedes me kalimin e xhirove tė para arrijnė tė krijojnė njė avantazh tė mirė me dy Ferrarit qė i ndiqnin por pak mė tė ngadaltė.

Pas pit stopeve tė parė, ishte Vettel ai qė mori kryesimin e garės pasi qėndroi nė pistė deri nė xhiron e 40-tė me gomat e buta.

Por pas xhiros sė 40-tė ishte hamilton qė rikthehet nė krye duke ruajtur ritmin e mirė qė kishte qė nė xhiron e parė.

Hamilton fillon shkėputjen ndėrsa Raikkonen i afrohet dyshes Bottas-Vettel dhe teksa kishin mbetur edhe dhjetė xhiro dy Ferrarit fillojnė sulmin ndaj Bottas.

Dhe katėr xhiro pėrpara fundit Vettel e parakalon nė kthesėn e dytė tė garės.

Bottas nuk heq dorė mė pėrpara nė kthesėn e radhės duke pėrplasur hundėn te gomat e pasme tė Vettel shkruan telesport.

Hamilton ruan vendin e parė dhe arrin tė marrė vendin e parė nė dy gara radhazi. Vettel duhet tė kėnaqet me vendin e dytė ndėrsa Raikkonen merr vendin e tretė.
Shtuar më 29/07/2018, ora 16:56
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit

Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit