Hamilton e mbyll sezonin si "mbret", shumė pranė rekordit tė Schumacher
Ndonėse titullin kampion nė Formula 1 e kishte fituar mė herėt, Lewis Hamilton fitoi lehtėsisht edhe garėn e fundit sezonale nė Brazil, duke konfirmuar edhe njėherė se ėshtė pikėrisht ai njeriu pėr t’u mundur edhe nė 2020-ėn.

Piloti britanik dha shenja mjaft tė mira qė dje nė provat zyrtare ku siguroi nisjen nga starti, ndėrsa sot menaxhoi mirė garėn falė njė Mercedesi mjaft tė shpejtė, qė i lejoi tė gjejė fitoren e 11 sezonale dhe tė 84-ėn nė karrierė, duke qenė vetėm 7 triumfe larg Michael Schumacher.

Menjėherė pas pilotit kampion bote, u rendit Max Verstappen me Red Bullin e tij, ndėrsa Ferrari u ngjit nė podium me Charlles Leclerc, qė nuk shkoi mė shumė se vendi i tretė. Vendi i katėrt pėr Valteri Bottas, qė u nis i fundit por bėri njė performancė tė shkėlqyer, ndėrsa piloti tjetėr i Ferrarit, Sebastian Vettel e mbylli garėn i pesti.

Ky sezon i Formulės 1 i kishte dhėnė tashmė verdiktet mė herėt, ku Lewis Hamilton dhe Mercedes mbrojtėn titullin kampion ashtu si kishin bėrė edhe sezonin e kaluar. Formula do tė rikthehet sėrish nė marsin e vitit 2020, me njė sezon tė ri, ku priten ndryshime tė shumta.

Download WordPress Themes Nulled and plugins.
Shtuar më 01/12/2019, ora 20:40
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit