Grosjean nga spitali: Mbrojtėsia prej kurore mė shpėtoi jetėn
Megjithse mė parė ka qenė skeptik pėr barrierėn mbrojtėse tė vendosur para kabinės sė pilotit nė makinat e Formula 1, Romain Grosjean thotė se pajisja mund t’i ketė shpėtuar jetėn pas aksidentit tė tmerrshėm nė garėn e Bahrein Grand Prix, ku makina e tij u nda nė dy pjesė dhe u pushtua nga flakėt.

Incidenti ndodhi nė xhiron e parė tė garės sė tė dielės kur Grosjean "u ngul" me mjetin e tij nė barrierat mbrojtėse pas kontaktit me Daniil Kvyat mė kthesėn e tretė. Francezi arriti tė ngrihej e tė largohej nga makina e tij por kaloi natėn nė spital pėr disa tė djegura nė duar.

"Dua tė them se jam mirė," tha Grosjean nė njė video nga krevati i spitalit, i cili garon me skuadrėn Haas-Ferrari.

"Falemnderit pėr mesazhet. Nuk kam qenė dakord kur u vendos mbrojtėsja nė formė kurore para pilotit disa vjet mė parė. Por tani mendoj se ėshtė gjėja mė e madhe qė ėshtė bėrė. Sikur tė mos ishte pėr tė nuk do tė mund tė flisja me ju sot".

Mbrojtėsja prej titani ėshtė tashmė e detyrueshme pėr tė gjitha makinat garuese nė F1 qė prej prezantimit nė 2018. Ajo mbron kroskotin e pilotėve dhe mund tė durojė peshėn e njė autobuzi me dy kate, sipas Formula 1.

Ndėrsa shoferi i skuadrės Renault, Daniel Ricciardo shprehu kritika pėr mėnyrėn sesi pėrplasja e Grosjean u transmetua nė televizion.

"Fillimisht jam i lumtur qė ai ėshtė mirė. Por jam shumė i zhgėnjyer me Formula 1 pėr shfaqjen e vazhdueshme tė pamjeve tė rėnda tė zjarrit, tė makinės sė ndarė mė dysh. Kujt i nevojiten kėto? Familja e tij e shikonte atė, nuk ėshtė e bukur tė transmetohen kėto gjėra me stil ‘Hollywood’."
Shtuar më 01/12/2020, ora 14:01
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0