Michael Schumacher ka siguruar se do tė heqė pėrfundimisht dorė nga pilotimi, pasi ti japė lamtumirėn Formula 1 nė fund tė sezonit. Shtatė herė kampioni i botės njoftoi nė fillim tė muajit tėrheqjen nga Formula 1, pas kontratės 3-vjeēare me skuderinė Mercedes.
Fillimisht gjermani u tėrhoq nga sporti nė fund tė sezonit 2006, por u rikthye me skuadrėn gjermane nė vitin 2010. Nė kohėn qė ishte larg Formula 1, 43-vjeēari ka marrė pjesė nė mjaft evente me motorrė, pėrfshirė kėtu edhe kampionatin kombėtar gjerman tė Superbike.
Megjithatė, kėsaj here, Schumacher theksoi se nuk do tė angazhohet mė me tė tilla kompeticione.
"Jo, nuk ėshtė nė planet e mia. Formula 1 ofron maksimumin e emocioneve, shpejtėsisė dhe kėnaqėsisė. Njė makinė tjetėr nuk do tė mė sillte tė njėjtėn ndjesi. Pėrfundimisht po e mbyll kėtu", u shpreh 7 herė kampioni i botės.
Nė vijim, mes humorit, do tė shtonte: "Mendoj tė pėrfshihem nė gara me kuaj. Korina, bashkėshortja ime, ka vite qė ėshtė aktive me kėtė sport, ndėrsa ka zgjedhur tashmė kalin e duhur pėr mua dhe nuk do hezitoj". /albeu.com/