Kėta janė dy personat e parė qė u vranė nga dėshira e diktatorit (DOKUMENT)

Data 9.1.1945 shėnon ekzekutimin e parė me vdekje me vendim gjykate pėr arsye politike nė Shqipėrinė komuniste.

Ky vendim kriminal u mor kundėr njė inxhinieri shqiptar dhe njė italiani, pa bazė ligjore, por (me vonesė) vetėm tė njė rregulloreje ushtrie sepse ende komunistėt nuk kishin miratuar ligjet e njohur ligjet ndėshkuese.

Personat e pushkatuar ishin:

-Ing.Niazi Mehmet Pilku, lindur mė 1900 nė Dibėr.

-Leonardo Tomasso lindur mė 1900 nė Palermo, administrator i firmės ‘Italstrada’.

Duke lexuar dokumentacionin e gjetur, nuk krijohet asnjė bindje pėr pushkatimin e tyre. Nga njė shkresė e datės 25.11.1944 kuptohet se ing.Pilku ishte drejtor i punimeve rehabilituese nė rrugėt e Shqipėrisė, tė cilat kryheshin nga firmat italiane.

Ai drejtonte punimet nė rrugėt Durrės-Kavajė-Rrogozhinė dhe Vorė-Milot, tė cilat kryheshin nga shoqėria ‘Italstrada’ dhe ‘Marinuēi’. Pilku dhe Tomasso u kallėzuan nga ministri i Punėve Botore, Spiro Koleka.

Nė thelb tė dėnimit ishte mosraportimi i saktė mbi firmėn italiane ‘Italstrada’, si pėr mjetet apo pėr punėtorėt, gjė qė edhe sikur tė ishte kėshtu, nuk pėrbėn arsye pėr dėnim me vdekje. Tė dy u akuzuan ‘sabotatorė dhe antipatriotė’.

Procesverbali i marrjes nė pyetje mė 1.1.1945 i sipėrmarrėsit ėshtė i parregullt. Italiani i ardhur nė Shqipėri nė vitin 1939, nuk e pranoi akuzėn. Edhe nė deklarimin e ing.Pilkut tė datės 31.12.1944 nuk ka asnjė pranim akuze. Me vendimin nr.1, datė 8.1.1945 Gjykata Ushtarake e Krahinės Ushtarake tė Korpusit tė Parė, vendosi dėnimin me vdekje, pa u mbėshtetur nė ndonjė bazė ligjore. Procesverbali i gjyqit ėshtė pėr faqe tė zezė, njė shkarravinė e vėrtetė, i shkruar kot mė kot.

Gjykata pėrbėhej nga kėto persona: kolonel Hysni Kapo (kryetar), nėnkolonel Beqir Balluku (nėnkryetar), partizan Sotir Spiro (anėtar) dhe sekretari major Haki Toska. Prokuror ishte major Bako Dervishi, por emri i tij nuk shkruhej nė procesverbalin kryesor.

Vendimi u la nė fuqi nga Gjykata e Lartė Ushtarake pranė shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare qė ishte nė varėsi tė qeverisė me vendimin nr.1, datė 8.1.1945.

Gjykata pėrbėhej prej Gaqo Floqit, Frederik Nosit dhe Veledin Zenelit. Prokuror ishte Myftar Tare. Nė kėtė vendim u shtua si bazė ligjore neni nr.29 rregullores mbi funksionimin e gjykatave ushtarake e datės 20.12.1944. Ndėrsa nė komunikatėn e prokurorit citohet ligji nr.21, datė 14.12.1944 (qė nuk ndodhet nė asnjė dispozitiv vendimi).

Enver Hoxha urdhėroi zbatimin e ekzekutimit. Tė dy tė dėnuarit u ekzekutuan nė Tiranė duke ēelur kėshtu vitin e pėrgjakshėm 1945 me pushkatimet e para nė bregun e lumit tė kryeqytetit./55news.al
Shtuar më 09/01/2019, ora 21:06
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit