Njeriu mė i pasur nė botė sponsor nė Formula 1
Njeriu mė i pasur nė botė, me njė pasuri tė deklaruar prej 70 miliardė dollarėsh, meksikani Carlos Slim, mund tė jetė pranė hyrje nė botėn e Formulės 1 si sponsor.

Manjati i telekomukacioneve ėshtė sponsori i Pietro Fittipaldit, nipit tė ish-dy herė kampionit tė botės nė Formula 1, Emerson Fittipaldi.

17-vjeēari Fittipaldi, me njė mbėshtetje kaq tė rėndėsishme financiare pas krahėve dhe me shumė skuadra tė gatshme tė ofrojnė njėvendėshet e tyre pėr pilotėt qė sigurojnė mė shumė tė ardhura, mund tė festojė kalimin nė mazhoren me njė debutim tė pamendueshėm nė botėn e Formulės.

Lajmi qė citonte burime pranė qarqeve tė Formulės 1, u publikua tė premten nė tė pėrditshmen spanjolle sportive "AS".

I konfirmuar nė disa disiplina garash nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėrfshi titullin kampion pėr tė rinjtė nė NASCAR, Pietro ėshtė zhvendosur nė kėtė sezon nė Europė, pėr tė konkurruar nė disiplinėn Formula "Renault 2.0".

Brazilian, Emerson Fittipaldi ishte njė prej emrave mė tė njohur tė Formulės 1 nė dekadėn e viteve 1970. Dy herė kampion i botės me njė Lotus, nė vitet 1972, 74, ai mbylli karrierėn 10-vjeēare dhjetė vjet me 14 fitore dhe 35 podiume. /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2013, ora 09:10
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0