Schumacher heq dore nga Formula 1
Michael Schumacher nuk do te kthehet ne Formula 1. Piloti gjerman qe duhet te zevendesonte Felipe Massen nen drejtimin e Ferrarit, ka lajmeruar vendimin e tij ne faqen zyrtare te skuderise.“Kam bere te pamunduren per t’u kthyer perkohesisht. Me shume keqardhje, nuk funksionoi”, eshte shprehur Schumacher.

“Dje ne mbremje kam lajmeruar presidentin Luca di Montezemolo dhe Stefano Domenicalin. Nuk jam ne gjendje te zevendesoj Felipen”, theksoi ai. Shtete here kampioni i botes duhet te zevendesonte Massan duke filluar nga Cmimi i Madh i Evropes, parashikuar me 23 gusht.

Shkak per kete terheqje jane dhuimbjet ne qafe pas aksidentit me motor te shkurtit te kaluar. Schumacher shkruan se frakturat ne zonen e qafes dhe kokes kane rezultuar shume te renda. “Me vjen shume keq per djemte e Ferrarit dhe te gjithe tifozet”, theksoi ai.
Shtuar më 11/08/2009, ora 19:26
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0