Kriza e covid-19 prek McLaren, shet aksione pėr tė siguruar mbijetesėn nė F1
Vijojnė problemet financiare te makina britanike McLaren, e detyruar tė shesė disa nga kuotat e saj pėr tė siguruar mbijetesėn nė Formula 1.

Sipas mediave britanike, makina McLaren ka nevojė urgjente pėr para "cash", tė cilat duhet tė vijnė nė arkėn e saj brenda datės 17 korrik.

Sipas "BBC", drejtuesit e Mclaren do tė hipotekojnė mjediset e saj nė Woking dhe disa nga makinat e saj qė kanė bėrė epokė.

Investitorėt e makinės britanike kanė bėrė njė derdhje nė mars tė kėtij viti, me shumėn 321 milionė euro, ndėrkohė qė nevojiten edhe rreth 230 milionė euro tė tjera.

Sipas kompanisė, kjo krizė u krijua pėr shkak tė Koronavirusit, ndaj kėto para do tė shpenzohen pėr tė dalė nga kriza.

Pėr kėtė arsye, McLaren do tė nxjerrė nė shitje njė pėrqindje tė kuotave tė saj, duke shpresuar qė shumė shpejt tė sigurojė fondet e nevojshme pėr tė vijuar mbijetesėn.
Shtuar më 24/06/2020, ora 09:36
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0