Interlagos, Hamilton niset i pari, Alonso i shtati
Lewis Hamilton do tė niset sot i pari nė Ēmimin e Madh tė Brazilit (gara e fundit e kampionatit botėror tė Formula 1). Piloti i Vodafone McLaren siguroi dje nė Interlagos pole position- in e 26-tė nė karrierė me kohėn 1:12.458 pėrpara shokut tė skuadrės Janson Button, i cili e ndali kronometrin nė kohėn 1:12.581. Pas dyshes sė McLaren-it do tė nisen nė radhėn e dytė, Red Bull-ėt e Mark Webber dhe Sebastian Vettel.

Kampioni i botės ndiqet nga Felipe Massa, ndėrsa Fernando Alonso pėrfundoi nė radhėn e katėrt, pėrkatėsisht i teti me kohėn 1:13.253, duke rikonfirmuar problemet e hershme me makinėn e tij nė kualifikuese. Por, pas penalizimit me 10 vende tė Pastor Maldonados nga vendi i 6-tė tek i 16-ti (shfaqi parregullsi nė fund tė kualifikueseve), Alonso ngjitet i shtati.

Nė xhiron e parė, kampion nė fuqi i botės humbi kontrollin e makinės sė tij duke rrezikuar tė dilte nga pista, por tregohet i kujdesshėm dhe e mbyll sesionin me njė rezultat shumė pozitiv, duke pasur parasysh vendin e tetė tė spanjollit, i vetmi kundėrshtar pėr titullin.

Ndėrkohė, Mikael Shumaker i mbylli kualifikueset braziliane i 14-ti, teksa sot do tė zhvillojė garėn e fundit tė karrierės nė Formula 1.

Fati i titullit kampion nuk ėshtė nė duart e spanjollit pasi, pėrveēse duhet tė prekė njė nga vendet e nderit, "armiku" Vettel duhet tė pėrfundojė mė poshtė sa tė mundet. Nė fakt gjermanit do t’i mjaftonte njė vend i katėrt nė garėn e Brazilit pėr t’u rikonfirmuar, pavarėsisht nga rezultati i Alonsos. Por ja si mund tė shpallet kampion Alonso: tė fitojė dhe Vettel ta mbyllė i pesti ose mė poshtė; tė renditet i dyti dhe Vettel ta mbyllė i teti ose mė poshtė; tė renditet i treti dhe Vettel ta mbyllė i 10- ti ose mė poshtė.

Ndryshe nga sa mund tė mendonin, australiani Webber kėmbėngul se ai do tė fokusohet nė garė dhe se nuk po bėn plane se si mund ta ndihmojė shokun e skuadrės, Sebastian Vettel. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2012, ora 10:09
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit