Incidenti i Michael Schumacherit, zbardhet dinamika e ngjarjes
Incidenti i pėsuar teksa bėnte ski bėri atė qė nuk mundi t’ia bėnte njė jetė e pėrshkuar me shpejtėsi marramendėse nė timonin e makinės.

29 dhjetori 2013 ishte dita qė ndryshoi plotėsisht jetėn e Michael Schumacher, tė familjes sė tij, miqve e tifozėve nė gjithė botėn.

Incidenti nė pistėn e skive e la nė koma, pėr shkak tė njė traume nė tru.

Ish-piloti i madh i Formula 1, shtatė herė kampion bote, ishte me pushime me familje nė shtėpizėn e tij Les Brames, pėr krishtlindje.

Gjermani, i cili nė atė zonė njihej edhe pėr aftėsitė nė ski, doli si ēdo mėngjes bashkė me gruan dhe djalin, Mick, si dhe disa miq tė tjerė.

Ndonėse e njihte shumė mirė kursin qė duhej ndjekur, njė e papritur e kapi tė papėrgatitur. Gjatė zbritjes nė Chamois, pistė e kuqe, grupi vendosi tė ndryshonte rrugė, duke ndjekur njė pistė blu aty pranė, La Biche.

Ora 11.07: njė shkėmb i fshehur nga bora e porsarėnė e bėri tė rrėzohej keq gjermanin, ndonėse ishte me shpejtėsi tė vogėl, duke pėrplasur kokėn nė njė masiv qė i ēau kaskėn mbrojtėse dhe pasojat ishin tė rėnda.

Njė incident pa fajtorė, pasi Schumi po ecte me shpejtėsi sė vogėl, pajisjet i kishte tė reja, ndėrkohė qė edhe pistat ishin me sinjalistikėn e duhur, sipas normave franceze. Fajtorja e vetme ishte bora qė fshehu shkėmbin, duke mos i lėnė mundėsi Schumacherit ta shmangte.

Dėrgohet menjėherė me urgjencė nė spitalin e Grenobles, ku diagnoza ėshtė dėshpėrurese. Mbėrriti nė 12:40 nė koma, me njė ndėrhyrje tė menjėhershme neurokirugjike tė domosdoshme. Nė orėn 22:00, del buletini i mjekėve qė flet pėr gjendje kritike.

Siē mund tė merret lehtė me mend, lajmi i tmerrshėm bėri xhiron e botės brenda pak orėve. Tė shumta janė lajmet e rreme pėr incidentin, media shtron pyetjen nėse bėhet fjalė pėr njė fatalitet mizor apo ka pėrgjegjėsi pėr t’u mbajtur. Fatkeqėsisht, janė njė seri koincidencash tė pafata qė sė bashku prodhuan dramėn.

Kanė kaluar pesė vjet e gjysmė, Michael Shumacher prej pak kohėsh ka mbushur 50 vjeē, por ka ende mister qė mbulon gjendjen reale tė ish-pilotit, nga i cili nuk ka lajme tė sigurta, ndonėse gjatė kėsaj kohe kanė dalė herė pas here informacione pėr pėrmirėsim tė situatės.
Shtuar më 23/07/2019, ora 13:34
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit