Lewis Hamilton ka thurur elozhe pėr rivalin e tij, Fernando Alonso, pėr tė cilin ka deklaruar se kėtė vit e meriton titullin e kampionit tė Formula 1. Alonso ka zbritur i dyti nė klasifikimin e pėrgjithshėm pas gjermanit Sebastian Vettel, fitues i tri garave tė fundit, duke e kthyer disavantazhin e 39 pikėve nė avantazh tė 6 pikėve ndaj spanjollit tė Ferrarit.
Kur kanė mbetur edhe katėr gara nga pėrfundimi i kampionatit botėror dhe ku Red Bull ka qenė i rivalizueshėm, shumė mendojnė se Vettel ėshtė nė prag tė fitimit tė trofeut tė tretė radhazi. Megjithatė Hamilton shpreson qė kampion i trefishtė botėror tė shpallet Alonso.
"Unė e ndjej qė Fernando do ta meritojė nėse do tė vlerėsojmė tė gjithė ecurinė vjetore. Skuadra e tij nuk ka bėrė asnjė gabim. Ai mund tė mos ketė qenė gjithmonė piloti mė i shpejtė, veēse ka qenė protagonisti i Botėrorit. Ai ka pilotuar si njė kampion i vėrtetė dhe ky ėshtė viti i tij dhe parashikoj qė tė shpallet ai kampioni i trefishtė botėror i Formula 1. Red Bulli ka pasur ulje e ngritje, por qė nuk mund tė mohohet puna e jashtėzakonshme qė kanė bėrė. Ata kanė fituar tri garat e fundit", dekalroi piloti i Vodafone McLaren.
Britaniku do tė lėrė Vodafone McLaren-in nė fund tė sezonit, pas nėnshkrimit tė kontratės trevjeēare me Mercedesin.
"Shpresoj tė ngjitem nė podium nė garat e fundit, por nė Kore nuk ishim mjaft tė shpejtė", u shpreh Hamilton. /albeu.com/