Malajzi, pole-position pėr Hamilton, Alonso i katėrti (FOTO LAJM)

“Mercedesi” i Lewis Hamilton la prapa “Red Bullin” e Sebastian Vettel nė provat zyrtare pėr Ēmimin e Madh tė Malajzisė, qė do tė mbahet tė dielėn.

Hamilton ishte 0.055 sekonda mė i shpejtė se kampioni i botės, ndėrkohė qė shoku i skuadrės Nico Rosberg me njė diferencė fare tė ngushtė kohore la pas “Ferrarin” e Fernando Alonso.

Hamilton ka kapur kėshtu pole position-in e 34-t nė karierėn e tij, duke thyer rekordin e tė madhit Jim Clark pėr pilotėt britanikė. Ndėrkohė, “Red Bulli” i Daniel Ricciardo la prapa “Ferrarin” tjetėr tė finlandezit Kimi Raikkonen.

Hamilton, Vettel dhe Alonso ishin nė gjendje mė tė mirė se shokėt e tyre tė skuadrės, duke pasur parasysh edhe shiun qė ra nė pistėn e Sepangut, i cili u vėshtirėsoi planet.

Konkretisht, Hamilton ishte 0.619 sekonda mė i shpejtė se Rosberg, Vettel 1.055 sekonda mė i shpejtė se Ricciardo dhe Raikkonen 1.043 sekonda prapa Alonso.

Mes kėtyre tė fundit, Rosberg la pas Alonso nė ēastin e fundit me 0.125 sekonda, thuajse nė fund tė sesionit tė provave, kur kushtet meteorologjike ishin paksa mė tė mira nga sa ishin nė fillim.

Piloti i “Force India” Nico Hulkenberg, nė pistėn e lagur zuri vendin e shtatė, ndėrsa debutimi i Kevin Magnussen me “McLaren” u konsiderua befasues, duke qenė se zuri vendin e tetė, ndėrsa shoku i tij i skuadrės, Jenson Button tė dhjetin.

Button rrezikoi me vendimin e tij pėr tė zgjedhur goma tė mesme pėr sesionin final, nė njė kohė kur tė gjithė tė tjerėt kishin zgjedhur gomat e rėnda pėr shkak tė lagėshtirės qė kishte pėrfshirė pistėn. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2014, ora 14:43
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit