Gjergji Haxhiu, "Hamiltoni" shqiptar drejt Formula 1 (FOTO-VIDEO)

Nėntė vite mė parė shkoi pėr njė shėtitje me familjen nė garat me makina Kart. Ishte vetėm gjashtė vjeē, por kėmbėnguli tė bėnte dhe ai njė xhiro. Qė nė atė moment e kuptoi se sa shume i dashuronte kėto gara. Tashmė, kur ėshtė 15 vjeē, Gjergj Haxhiu ėshtė kampion i Zvicrės dhe nėnkampion bote pėr tė rinjtė nė Formula 4.

Gjatė kėtyre viteve, pasioni dhe puna e palodhur i kanė dhėnė nė duar shumė trofe dhe kupa. Por, talenti i Gjergjit ėshtė ai qė spikat mė sė shumti. Mediat e krahasojnė me Lewis Hamiltonin, pilotin aq tė famshėm tė Formula 1, ku pėrveē stilit tepėr tė ngjashėm qė ka mes tyre, tė dy kanė edhe njė pikė tė fortė tė pėrbashkėt: nuk dorėzohen asnjėherė.

Qė nga viti 2007 Gjergj Haxhiu ka marrė pjesė nė tė gjitha garat e makinave pėr tė rinj. Por, viti mė i suksesshėm pėr tė ishte 2011, ku ishte fitues i pesė garave nė kategorinė 125 kubike dhe nė tė gjitha nuk u mposht asnjėherė. Viti 2014 e gjeti pilot nė Formula 4, ku ėshtė piloti mė i ri dhe garon pėrballė 20-vjeēarėve.

Fitoret e deritanishme e bėjnė entuziast dhe e shtyjnė drejt ėndrrės sė tij mė tė madhe: nė njė tė ardhme tė afėrt shpreson tė garojė pėr titullin botėror nė Formula 1. Edhe pse pėr tė arritur deri aty i duhet njė punė e madhe dhe tė kalojė nėpėr disa etapa, Gjergji nuk heq dorė.

Djali nga Prishtina, i lindur dhe i rritur nė Zvicėr, mban nė makinėn e tij flamurin shqiptar dhe atė zviceran, ndėrsa nė kaskė shqiponjėn dhe simbolet e Gjergj Kastriotit. Ai ėshtė krenar pėr origjinėn e tij.

Tani, jemi ne krenarė pėr arritjet e Gjergj Haxhiut, pilotit tė parė shqiptar qė synon pistėn e Formula 1./albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 10:22
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit

Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit