Zyrtare, Massa: Largohem nga Ferrari
Tashmė ėshtė zyrtare: nė 2014-n Felipe Massa nuk do tė pilotojė mė njė makinė Ferrari. Lajmi ėshtė konfirmuar nga vetė piloti brazilian, me njė shėnim tė publikuar nė Instagram. "Botėrorin e ardhshėm nuk do tė garoj mė me njė Ferrari. Dua tė falėnderoj skuderinė pėr tė gjitha fitoret dhe tė gjitha momentet e bukura qė kemi kaluar sė bashku".

Megjithatė, aventura e Massa-s nė Formula 1 duket e destinuar tė mos pėrfundojė kėtu: "Pėr 2014-n dua tė gjej njė skuderi, qė tė mė ofrojė njė makinė kompetitive pėr tė fituar".

"Falėnderoj gruan dhe gjithė familjen time, tifozėt e mi, por edhe sponsorėt. Nga secili prej tyre kam marrė gjithnjė njė mbėshtetje tė madhe! Tashmė dua tė jap maksimumin me Ferrari-n gjatė kėtyre 7 garave tė fundit. Por, nė 2014-n do tė doja tė gjeja njė skuderi, e cila do tė mė jepte njė makinė kompetitive pėr tė fituar edhe shumė gara tė tjera, pse jo pėr tė fituar edhe titullin kampion, i cili vazhdon tė jetė ėndrra ime mė e madhe! Falemnderit tė gjithėve!", vijoi piloti brazilian.

Massa largohet nga Ferrari pas 8 vitesh. Erdhi te "Kokėkuqja" nė vitin 2006 pas 3 sezoneve tė kaluar me Sauber. Me njėvėndėshen e kuqe ai ka fituar 11 Ēmime tė Mėdha, teksa iu afrua shumė pranė titullin kampion bote nė vitin 2008.

Favorit pėr tė pasuar atė te Ferrari ėshtė finlandezi Kimi Raikkonen, njė ish-shok skuderie me Massa-n pėrgjatė 3 sezoneve, 2007-2009. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 11:22
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit