Vodhi kartelėn e Schumacher, vetėvaret nė qeli
Personi i dyshuar pėr vjedhjen e kartelės mjekėsore tė Michael Schumacker ėshtė vetėvarur nė qelinė e tij nė Zyrih. Lajmi bėhet i ditur nė edicionin online tė tė pėrditshmes gjermane "Bild" duke iu referuar informacionit tė dhėnė nga policia e kantonit tė qytetit zviceran. Ai u arrestua tė martėn dhe tė mėrkurėn nė mėngjes personeli i burgut gjeti trupin e pajetė tė tij.

I dyshuari pėr vjedhjen e kartelės mėsohet se ka qenė pjesė e stafit tė Shėrbimit Ajror tė Shpėtimit “Rega”, e cila mori pėrsipėr transferimin e ish-pilotit tė Formula 1 nė Lozanė nga Grenoble e Francės.

Nė deklaratėn pėr shtyp tė shpėrndarė nga policia vendėse thuhej: "Njė person u gjet i vetėvarur mėngjesin e sė mėrkurės, 6 gusht 2014 nė qelinė e tij nė burgun e Zyrihut. I ndjeri ishte arrestuar nė lidhje me zbulimin e tė dhėnave mjekėsore tė Michael Schumacher".

Grupi hetimor kishte ngritur padi penale ndaj personit nė fjalė pėr shkak tė shkeljes sė ruajtjes tė sekretit profesional. Pas precedentit, edhe familja e Shumakerit hapi proces gjyqėsor.

Asokohe, menaxherja Sabine Kehm do tė shprehte indinjatėn pėr incidentin e ndodhur. Ajo dėnoi ēdo rast publikimi tė tė dhėnave. "Ne natyrisht do tė vazhdojmė me tė gjitha rrugėt ligjore pėr ta parandaluar kėtė".

Pėr fat tė mirė, dokumentet nuk janė publikuar. /albeu.com/


Shtuar më 07/08/2014, ora 13:58
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Forcat Komando te Ushtrise Shqiptare nisen per mision gjashte mujor ne Afganistan

Forcat Komando te Ushtrise Shqiptare nisen per mision gjashte mujor ne Afganistan