Vettel pėrshėndetet me Ferrarin, gati pėr aventurėn me Aston Martin
Pas plot 6 vjetėsh nė radhėt e skuderisė Ferrari Sebastian Vettel mbylli pėrfundimisht historinė e tij me ekipin nga Maranello. Njė aventurė e gjatė dhe pa shumė shkėlqim, qė nuk i dha Vettel-it aspak sukseset qė ai priste nė radhėt e Ferrrari-t. Nė njėfarė mėnyre figura e tij ėshtė ridimensionuar, sepse pas 4 titujve tė fituar me ekipin Red Bull piloti i mirėnjohur gjerman dėshtoi pėr tė pėrmbushur pritshmėritė e larta tė tifozėve tė skuadrės sė famshme italiane. Pra nuk duhet shumė pėr tė kuptuar influencėn e jashtėzakonshme qė ka makina kohėt e sotme nė Formula 1. Ferrari nuk ėshtė njė makinė po aq kompetitive sa Red Bull-i dhe nė timonin e makinės sė kuqe Vettel e kaloi pjesėn mė tė madhe tė kohės, duke kundruar njė pilot si Leėis Hamilton tė fitojė, ndonėse nė momentin e kalimit tė tij nė radhėt e Ferrari-t piloti gjerman kryesonte plot 4-1 me titituj, krahasuar me pilotin britanik nė botėrorin e pilotėve. Logjike, pasi e njėjta gjė me shumė gjasa do t’i ndodhė edhe kampionit nė fuqi, qė ka fituar 6 tituj nė 7 vitet e fundit, nėse largohet nga Mercedesi, qė konsiderohet me tė drejtė edhe si makina absolutisht mė fituese nė gjithė historinė e Formulės 1. Piloti gjerman u nda me gjithė miqtė dhe pjesėtarėt e tjerė tė stafit te skuadra e Ferrari-t, me tė cilėn u shpall dy herė nėnkampion bote nė vitet 2017 e 2018.

33-vjecari nga Heppenheimi dha njė intervistė tė gjatė pėr gazetėn zvicerane Blick, ku shpjegoi se bashkė me pjesėtarėt e tjerė tė stafit dhe skuadrės pėrballoi pikėrisht krizėn e sivjetshme tė pandemisė sė koronavirusit, si dhe krizėn e rezultateve. Vettel foli gjithashtu edhe pėr momentin kur iu komunikua edhe vendimi i drejtuesve tė skuadrės pėr tė mos rinovuar kontratėn ndėrmjet palėve. Bėhet fjalė pėr ditėn e 12 majit dhe sipas 4 herė kampionit tė botės nuk ishte zgjedhja mė e mirė, apo mėnyra e duhur pėr tė nisur sezonin. Sipas Vettel-it vendimi i krerėve tė ekipit pėr tė mos rinovuar bashkėpunimin ndėrmjet tyre nuk duhet marrė si njė pushim nga puna, por thjesht si njė dėshirė e drejtuesve pėr tė mos ta konfirmuar sėrish. Seb shprehu mėrzitjen e tij, pėr garat e tmerrshme qė pėrjetoi gjatė kėtij sezoni, pėr shkak tė gjendjes shumė tė dobėt tė makinės, gjė qė konfirmohet mė sė miri edhe nga vetė klasifikimi i pėrgjithshėm i konstruktorėve, ku skuadra e kuqe e mbylli vitin nė vendin e 6, nė kuotėn e vetėm 131 pikėve nė total nė 17 garat e zhvilluara, me njė mestare pra prej 8 pikėsh pėr cdo garė, kur dihet maksimumi i pikėve nėse njė ekip e pėrfundon njė Cmim tė Madh nė dy vendet e para ėshtė 43 pikė gjithsej. Vettel theksoi se ndoshta ky sezon u bė akoma mė i vėshtirė edhe pėr shkak tė vetė pandemisė sė koronavirusit. Ai tha se ka kaluar kohė vėrtet shumė tė mira me finlandezin Kimi Raikkonen, por Vettel shtoi gjithashtu se problemet e ndryshme qė hasen nė makinė gjatė sezonit tė ndihmojnė pėr t’u formuar qoftė si pilot ashtu edhe si njeri.

Nė lidhje me Charles Leclerc Seb e konsideroi 23-vjecarin nga Principata si pilotin absolutisht mė tė talentuar qė ka hasur nė 15 vitet e fundit. Piloti gjerman foli edhe pėr eksperiencėn e tij te Ferrari dhe mėnyrėn se si ėshtė kalitur dhe se si ka ndryshuar mendim pėr shumė gjėra pikėrisht falė dijeve qė ka pėrfituar nė radhėt e skuadrės sė kuqe. Seb nuk beson vėrtet se gjatė edicionit tė fundit nė Formula 1 drejtuesit e Ferrarit favorizuan Leclerc-un, duke i dhėnė njė makinė mė tė mirė. Pėr hir tė sė vėrtetės Charles Leclerc e mbylli sezonin nė vendin e 8, nė kuotėn e 98 pikėve, me afėrsisht trefishin e pikėve kundrejt shokut tė tij tė ekipit, qė u pozicionua i 13 me vetėm 33 pikė gjithsej. Vettel shpjegoi se nė momentin kur mori vesh se nuk do t’i rinovohej mė kontrata me Ferrari-n ai mendoi seriozisht pėr t’u tėrhequr nga garat pėr vitin 2021, pa pėrjashtuar madje edhe njė tėrheqje pėrfundimtare. Seb rrėfeu se ka shkėmbyer vazhdimisht mesazhe nė kėto muajt e fundit me kampionin nė fuqi tė botės dhe ai qartėsoi se Lewis Hamilton i telefonoi pėr ta kėshilluar pėr tė mos hequr dorė nga pasioni i tij pėr garat.

33-vjecari nga Heppenheimi shtoi se ėshtė shumė i kėnaqur pėr kalimin e merituar tė Mick Schumacher-it nė Formula 1, pas titullit tė fituar nė Formula 2. Ai tha se Mick duhet tė bėhet gati pėr njė vit tepėr tė vėshtirė nė Formula 1, por gjithsesi Seb premtoi se do tė bėjė cmos pėr ta ndihmuar, njėsoj sic veproi edhe piloti legjendar gjerman Michael Schumacher me tė, pėr t’i kthyer nė njėfarė mėnyre familjes nderin e dikurshėm tė Schumi-t. Gara nė Abu Dhabi mė datė 13 dhjetor ishte edhe e fundit pėr tė me makinėn e kuqe, pasi sezonin e ardhshėm ai do tė garojė me ekipin Aston Martin – Mercedes, me shok skuadre kanadezin Lance Stroll. Sebastian Vettel konfirmoi pėr Blick se nė momentin e ndarjes me stafin dhe miqtė e tij te Ferrari mbajti njė fjalim dhe shkėmbeu kaskėn me 23-vjecarin Charles Leclerc. 4 herė kampioni i botės e mbylli aventurėn e tij te Ferrari me 14 fitore, duke u renditur i treti nė listėn e pilotėve mė tė mirė tė skuadrės sė kuqe, pas emrave tė tillė si Michael Schumacher dhe Niki Lauda.
Shtuar më 22/12/2020, ora 10:53
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0