Vettel nuk ndalet, triumfon edhe nė Kore (FOTO LAJM)

Dominimi i plotė i Sebastian Vettel njohu njė kapitull tė ri nė garėn e 14-tė tė sezonit, nė Ēmimin e Madh tė Koresė sė Jugut. Piloti gjerman, i nisur i pari nuk e vendosi asnjėherė nė diskutim fitoren, edhe pse distanca qė ai krijoi me ndjekėsit u shkurtua dy herė nga dalja e makinės sė sigurisė, nė aksidentet qė pėrfshinė Webber dhe Perez.

Spektakolare gara e Raikkonen, i nisur nga vendi i tetė, qė si shpesh nė kėtė sezon zgjodhi njė strategji me pak ndalesa, duke arritur qė tė ngjitej nė finish deri nė vendin e dytė tė renditjes, pėrpara shokut tė tij tė skuadrės, Sebastian Grossjean.

I shkėlqyer me Sauber, gjermani Hulkenberg, i cili ndonėse me njė makinė inferiore arriti tė linte pas dy ish-kampionė bote, Hamiltonin me Mercedes dhe Fernando Alonson me Ferrari.

Pėr “kokėkuqen” problemet vazhdojnė tė thellohen, ndėrsa Ferrari duket gjithmonė e mė shumė inferiore jo vetėm ndaj Red Bull, por edhe ndaj makinave si Mercedes apo Lotus.

Ndėrkohė, pėrfunduan nė pikė edhe Rosberg, i shtati, ndjekur nga Button, Massa e Perez.

Pas kėsaj gare, e cila njohu Vettel me suksesin e tretė radhazi, Formula 1 zhvendoset nė pistėn e Japonisė, ku do tė garohet javėn e ardhshme. /albeu.com/


Renditja e dhjetė vendeve tė para nė Ēmimin e Madh tė Koresė

1. Vettel Red Bull-Renault 1h43:13.701
2. Raikkonen Lotus-Renault + 4.2s
3. Grosjean Lotus-Renault + 4.9s
4. Hulkenberg Sauber-Ferrari + 24.1s
5. Hamilton Mercedes + 25.2s
6. Alonso Ferrari + 26.1s
7. Rosberg Mercedes + 26.6s
8. Button McLaren-Mercedes + 32.2s
9. Massa Ferrari + 34.3s
10. Perez McLaren-Mercedes + 35.1s

Renditja e pilotėve pas garės sė Koresė

Pike Piloti
272 Vettel
195 Alonso
167 Raikkonen
161 Hamilton
130 Webber
122 Rosberg
89 Massa
72 Grosjean
58 Button
31 Hulkenberg
.....

Renditja e konstruktorėve

Pikė Skuadra
402 Red Bull
284 Ferrari
283 Mercedes
239 Lotus
81 McLaren
62 Force India
31 Sauber
31 Toro-Rosso
1 Williams

Shtuar më 06/10/2013, ora 11:25
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0