Tėrhiqet Button, McLaren mendon pėr dy "big" (FOTO LAJM)

Fernando Alonso - Ferrari
Kohė ndryshimesh nė shtėpinė e Mclaren. Skuadra qė dy sezonet e fundit ka qenė dėshtimi mė i madh i Formula 1 ėshtė vėnė nė lėvizje pėr tė gjetur njė pilot tė ri qė do tė zėvendėsojė Jenson Button. Anglezit i pėrfundon kontrata me skuadrėn me qėndėr nė Woking nė fund tė kėtij sezoni, dhe Button tashmė 34-vjeēar po mendon seriozisht tėrheqjen nga Formula 1, kėshtu qė Shefit Ekzekutiv tė Mclaren Ron Dennis nuk i mbetet gjė tjetėr vecse tė vihet nė kėrkim tė njė shoku tė ri skuadre pėr Kevin Magnussen.

Button, fituesi i 15 Ēmimeve tė Mėdha nė karrierė momentalisht ėshtė piloti me mė shumė eksperiencė qė garon nė Formula 1. 34-vjeēari e bėri debutimin e tij nė kėtė sport nė vitin 2000. Nė 2009 piloti anglez arriti tė fitonte titullin kampion pėr herė tė parė nė karrierė me skuadrėn e formuar rishtazi Brawn Grand Prix.

Nėse Button vendosė ti japė lamtumirėn Formula 1, ėndrra e madhe e Mclaren pėr tė zėvendėsuar pilotin britanik ėshtė Fernando Alonso. Ron Dennis po bėn cmos pėr tė bindur spanjollin tė rikthehet te skuadra angleze edhe pse ky i fundit, momentalisht ndodhet nė bisedime me Ferrarin pėr rinovimin e kontratės.

Piloti spanjoll ka qenė pjesė e Mclaren nė vitin 2007, por lufta e brendshme nė skuadėr mes tij dhe Lewis Hamilton bėri qė piloti tė largohej nga skuadra me qėndėr nė Woking pas vetėm njė sezoni.

Nėse nuk arrin te Alonso, Dennis mund tė hedhė sytė te njė tjetėr ish. Bėhet fjalė pėr Lewis Hamilton qė te Mercedes nuk po kalon momentin e tij mė tė mirė. Skuadra gjermane po favorizon mė tepėr nė garėn pėr titull Nico Rosberg dhe ky fakt mund tė ndikojė jo pak nė njė lamtumirė tė mundshme tė britanikut. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 15:50
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit

Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit