Schumi feston 46-vjetorin, urime nga Ferrari dhe Maradona
Michael Schumacher ka festuar 46-vjetorin e lindjes, ndėrkohė qė urimet nuk i kanė munguar nga e gjithė bota, duke nisur nga Ferrari e deri te Maradona.

"Gėzuar ditėlindjen Michael. Tė gjithė te Ferrari dhe tifozėt e tij anembanė botės duan t’i shprehin sėrish mbėshtetjen e fortė kampionit gjerman, i cili ka kontribuuar kaq shumė nė prestigjin e fituar prej ‘shtėpisė sė Maranellos’ falė sjelljes sė tij nė pistat e garimit", lexohet nė faqen e internetit tė skuderisė italiane.

"Njė vit mė parė, vetėm pak ditė pas incidentit tė ndodhur nė Meribel, njė delegacion tifozėsh tė organizuar kishin ēuar ‘shpirtin e madh tė Ferrarit’ (GCF) poshtė spitalit tė Grenobles, pėr tė dėshmuar edhe njėherė dashurinė e gjithė tifozėve tė kokėkuqes. Kėtė vit, Michael do ta kalojė ditėlindjen e tij i rrethuar nga tė dashurit e tij mė tė afėrt, nė shtėpinė e tij, ku vijon ēdo ditė procesin e rehabilitimit. Nga tė gjithė tifozėt e Ferrarit, por dhe shumė tifozė tė tjerė nė mbarė botėn, sėrish urime pėr tė dhe gjithmonė Forca Michael", thuhet nė deklaratėn e Ferrarit.

Ndėrkohė, ka reaguar edhe ylli i futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, i cili nėpėrmjet njė mesazhi nė Facebook i dėrgon urimet e tij ish-pilotit tė "Kokėkuqes", 7 herė kampion bote nė Formula 1.

"Sot ėshtė ditėlindja e 46 e Michael Schumacher. Forca Schumi!!!", ka qenė urimi i "El Pibe de Oro", i cili e ka shoqėruar atė me njė foto tė bėrė sė bashku me pilotin, nė kohėn kur gjemani garonte pėr Benetton Renault.

Tė shumtė kanė qenė edhe sportistė tė tjerė qė e kanė kujtuar kėtė pėrvjetor tė Schumit, duke nisur nga ish-kolegė tė tij si Felipe Massa. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 09:47
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit