Rosberg "Princ" i Monacos, Alonso i katėrti
Nico Rosberg fiton Ēmimin e Madh tė Monakos. Piloti gjerman i Mercedes, i cili u nis nga vendi i parė pas “pole-position”-it tė siguruar ditėn e shtunė, arriti tė ruante pozicionin e tij, duke u mbrojtur gjatė gjithė kohės nga shoku i tij i skuadrės, britaniku Lewis Hamilton.

Hamilton arriti tė mbante nėn presion gjatė gjithė garės gjermanin, por pa mundur ta parakalonte. Fati i keq i tij bėn qė tė kishte probleme me pamjen dhe tė humbiste shumė kohė ndaj pilotit qė kishte pas shpine, Daniel Ricciardo-s me Red Bull, e megjithatė arriti ta mbante pas australianin deri nė pėrfundim tė garės.

Garė e mirė mund tė cilėsohet kjo e principatės pėr australianin, por edhe Red Bull, tė cilėt kishin njė ritėm fantastik veēanėrisht nė xhirot e fundit, duke tentuar edhe vendin e dytė, por pa sukses.

Ferrari vazhdon tė zhgėnjejė, edhe pse spanjolli Alonso siguron vendin e katėrt nė njė garė tė vėshtirė si ajo e Montekarlos. Njė nxitim i Raikkonen, kur kishin mbetur 3-4 xhirot e fundit, bėn qė tė mos marrė kthesėn nė formė “U” siē duhej dhe tė dėmtonte makinėn e tij, duke penguar disi edhe garuesit e tjerė pas shpine, e duke e mbyllur nė vendin e 12.

Pikėt e para nė njė botėror tė Formulės 1 ka mundur tė sigurojė edhe Marussia, pas vendit tė 9 tė Jules Bianchi.

Renditja pėrfundimtare e Ēmimit tė Madh tė Monakos: Rosberg, Hamilton, Ricciardo, Alonso, Hulkenberg, Button, Massa, Grosjean, Bianchi, Magnussen. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2014, ora 16:17
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit