OBSH: Maskat nė shi nuk kanė efekt
Maskat mbrojtėse ndaj transmetimit tė koronavirusit mund tė jenė mė pak efektive kur vendosen gjatė shiut, kanė paralajmėruar Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) dhe shkencėtarėt.

Grupi shėndetėsor dhe njė numėr ekspertėsh kanė deklaruar qė maskat kirurgjikale duhet tė ndėrrohen nėse lagen nga shiu dhe u kėrkuan zyrtarėve qeveritarė qė t’i sigurojnė publikut “kėshilla tė qarta” nė lidhje me mbajtjen e maskave gjatė motit tė lagėsht, raporton The Independent.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisė gjenetike nė King’s College nė Londėr tė Britanisė sė Madhe, tha pėr Times se “tani do tė ishte e dobishme nėse kėshillat e qarta do tė lėshoheshin pėr publikun lidhur me kėtė”.

Sipas udhėzimeve zyrtare nga Departamenti i Shėndetit dhe Kujdesit Social nė Britani tė Madhe, njerėzit duhet tė “ndėrrojnė maskėn nėse laget ose preket me dorė”.

Ngjashmėrisht, kėshillat nga OBSH thonė qė maskat prej pėlhure duhet tė pėrbėhen nga tė paktėn tre shtresa tė materialit tė ndryshėm. Sidoqoftė, organizata shton se lagėshtia mund tė rrezikojė kėtė mbrojtje.
Shtuar më 06/10/2020, ora 22:47
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0