Michael Schumacher ka nisur fazėn e rehabilitimit qė prej ditės sė hėnė kur u transferua nga spitali i Grenoble nė njė klinikė nė Lausane. Menaxherja e ish 7 herė kampionit tė botės, Sabine Kehm konfirmoi lajmin e daljes sė gjermanit nga koma, por ajo shtoi se procesi i rehabilitimit do tė zgjasė shumė.
Por nėse nga familja e kampionit viijnė lajme shpresėdhėnėse, mė i ftohtė shfaqet mjeku Erich Riederer, i cili ka njė eksperiencė tė gjatė me pacientėt qė dalin nga koma.
Nė njė intervistė pėr mediat zvicerane, neurologu i famshėm thekson se pas njė periudhe tė gjatė nė koma, pas rizgjimit, pacienti ka shumė mundėsi tė vuajė dėmtimet e parikuperueshme fizike.
"Ai do tė mbetet invalid pėr gjithė jetėn", shprehet Riederer pėr "Telegraph". Nė vijim, ai thekson se pas 6 muajve nė gjendje vegjetative, do tė ishte njė mrekulli nėse Schumi do tė ngritej nė kėmbė. Nė rrėfimin e tij, mjeku bėn me dije gjithashtu se Schumi do ta ketė shumė tė vėshtirė tė formojė fraza tė plota.
Michael Schumacher u aksidentua nė 29 dhjetor nė pistėn e skive nė Meribel tė Francės. Ai iu nėnshtrua dy operacioneve kirurgjikale nė kokė. /albeu.com/