McLaren tenton ti ulė rrogėn Hamilton
Paratė duket se janė problemi nė mungesėn e firmės pėr rinovimin e kontratės mes skuadrės McLaren Mercedes dhe Ljuis Hamiltonit, kampion i botės nė vitin 2008. Piloti britanik 27-vjeēar prej kohėsh ka deklaruar se nuk ka ndėrmend tė largohet nga kjo skuadėr dhe si rrjedhojė kėrkon tė rishohė kontratėn e tij pas vitit 2013.

Sipas tė pėrditshmes "Blick" skuadra McLaren ėshtė duke ushtruar presion, nė njė farė mėnyre pėr tė ulur pagėn e Ljuisit gati pėr gjysėm, pra bėhet fjalė pėr njė ulje prej 10 milionė eurosh. Gazeta zvicerane shton se Hamilton ka mbetur i befasuar nga kjo gjė, ndėrkohė qė kėtė fillim sezoni ėshtė ndryshe nga njė vit mė parė, ku pati disa probleme.

Ka kaluar plot njė vit, nga gjestet qesharake qė bėri pikėrisht nė Ēmimin e Madh tė Monte Carlos, piloti i skuadrės McLaren. Ljuis Hamilton bėri ato veprime tė papjekura, duke ofenduar edhe komisarėt e garės, pasi tha se ata e kishin vėnė nė shėnjestėr, duke qenė se ėshtė njeri me ngjyrė. Gjithsesi, Hamilton kėtė sezon duket tė jetė rikthyer nė kulmin e formės sė tij edhe pse ende nuk ka arritur tė fitojė njė garė.

Pėr kėtė tė fundit nuk ka qenė ai fajtor, por disa gabime tė mekanikėve tė skuadrės McLaren, qė mė sė shumti kanė gabuar me garėn e Ljuisit. Prej disa ditėsh, numri 1 i skuadrės McLaren, Martin Uitmarsh, deklaron se kėtė Ēmim tė Madh tė Montekarlos do ta fitojė Ljuis Hamilton, pėr tė harruar gabimet qė i kanė ndodhur nė pesė garat e para dhe pėr t’u rikthyer pretendent kryesor. Edhe vetė Hamilton, dy ditė mė pare, shtoi:

“Nuk jam nė gjendje tė vėshtirė, thjesht kjo ėshtė mėnyra se si shkojnė garat ndonjėherė, – tha piloti britanik. – Mund tė isha shqetėsuar, pasi nė kėto momente duhet tė isha unė nė krye tė klasifikimit, por nuk jam dhe i di arsyet, prandaj nuk mėrzitem. Nuk dua tė flas pėrpara kohe, por e them me bindje se diēka e madhe ka ndryshuar tek unė.

Gjithsesi, po vazhdoj tė punoj shumė. Nė jetė gjėrat i kėrkon tė jenė shumė mė mirė nga ē’janė, pėr kėtė arsye unė nuk e mendoj gjatė situatėn dhe nuk rri me shpresė tė madhe, pasi po punoj shumė mirė dhe herėt a vonė do tė shpėrblehem,” – pėrfundon Ljuis Hamilton deklaratėn e tij pėr njė tė pėrditshme angleze. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2012, ora 16:26
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit