Massa ndez shpresat: I fola, Schumi reagoi
Ėshtė sėrish e pėrditėshmja gjermane "Bild" ajo qė zbulon detaje mjaft interesante nga procesi i rikuperimit tė ish kampionit tė Formula 1, Michael Schumacher. "Michael tregon shenja reagimi dhe dje lėvizi gojėn". Ėshtė ky rrėfimi i Felipe Massas pėr tė pėrditėshmen gjermane pas vizitės qė i bėri nė spitalin e Grenoble ish shokut tė tij tė skuadrės te Ferrari nė 2006-ėn.

"Schumacher tregoi shenja se mund tė reagojė dhe kur i fola lėvizi gojėn. Jam i lumtur qė e vizitova. I fola gjatė madje i tregova edhe si funksionojnė gjėrat nė skuadrėn timė tė re dhe me makinėn qė kam tani", ėshtė shprehur braziliani.

Ish piloti i Ferrarit mė pas shpjegoi se ishtė pėrpjekur qė ti transmetonte Schumacher energjinė mė pozitive tė mundshme duke shtuar se Michael ėshtė njė person i fortė ndaj dhe Massa shpreson me tė vėrtetė se do tja dalė sėrish qė tė shijojė gėzimin e ekzistencės.

Schumacher vijon tė mbetet i shtruar nė spitalin e Grenobkle qė nga 29 dhjetori i kaluar, ku gjendet nė koma klinike pasi pėrplasi dhunshėm kokėn me njė shkėmb ndėrsa bėnte ski nė impiantin e Meribel nė Francė. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2014, ora 14:49
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit