Hamilton do tė largohet nga Mercedes
Njė ndryshim i bujshėm mund tė ndodhė nė botėn e Formula 1 duke filluar qė nga sezoni i ardhshėm. Lewis Hamilton, kampioni i botės nė fuqi me Mercedes, mund tė ulet nė njė nga makinat Ferrarit, e cila ėshtė gati tė heqė dorė nga Sebastian Vettel pėr britanikun.

Hamilton ka edhe njė vit kontratė me skuadrėn e Mercedes, por sipas britanikes “Mirror”, nė dy javėt e para tė muajit shkurt ėshtė vendosur tė mbahet njė mbledhje ku do tė vendoset e ardhmja pas sezonit aktual, nė tė cilin Hamilton do tė paguhet 40 milionė funte. Vetė britaniku ka zhvilluar bisedime paraprake me Ferrarin dhe ka lėnė gjithēka tė hapur pėr transferimin e tij te skuadra italiane.

Kontrata e Mercedes pėr tė garuar nė Formula 1 mbaron gjithashtu nė vitin 2020 dhe pėr kėtė arsye, ajo do tė diskutojė bashkė me partnerin e saj “Daimler” pėr tė mėsuar nėse duhet tė heqė dorė pėr disa kohė nga garat automobilistike, duke i kursyer dy kompanive 770 milionė funte, qė do tė linin tė papunė rreth 10 mijė persona.

Meqė Formula 1 kėrkon shpenzime shumė tė mėdha, nuk ėshtė ēudi qė Mercedes tė ulė ndjeshėm fondet edhe nėse vazhdon pjesėmarrjen e saj nė gara, sidomos nėse Toto Volf, shefi i saj ekzekutiv, do tė marrė post drejtuesi nė bordin ekzekutiv tė Formula 1. Kjo bėn gjithnjė e mė tė mundur kalimin e Hamilton te Ferrari, e vetmja skuadėr qė mund tė pėrballojė ekonomikisht kėrkesat e anglezit e njėkohėsisht t’i garantojė atij njė makinė me tė cilėn tė vihet nė ndjekje tė arritjes dhe thyerjes sė 7 titujve botėrorė tė Schumacher.
Shtuar më 30/01/2020, ora 20:19
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit