Formula 1 dhuron njė garė tė ēmendur nė Bahrein, e fiton njė meksikan
Ēmimi i Madh i Bahreinit nė Formula 1 ka dhuruar njė nga surprizat mė tė mėdha tė sezoneve tė fundit pasi njė garė e pabesueshme ka nxjerrė nė fund meksikanin Serxhio Perez si fitues.

Gjithēka meritė e aftėsive tė tij, por edhe gafės sė rėndė tė Mercedes qė ngatėrroi gomat e dy pilotėve tė saj.

Xhorxh Rasėll, zėvendėsuesi i Luis Hemilton i cili ėshtė infektuar me COVID-19, bėri gjithēka mirė nė start duke kaluar shokun e skuadrės Valteri Botas.

Por dueli mes tyre shkaktoi aksideent mes pilotėve qė i ndiqnin me Perez qė u pėrplas me Leklerk dhe me Verstapen qė pėrfundoi jashtė duke u pėrplasur me murin.

Perez ishte i vetmi qė u kthye nė garė, edhe pse nė vendin e fundit, ndėrsa me rifillimin nė xhiron e 7, vendi i tretė i shkoi Karlos Sainz i cili kishte pėrfituar nga kaosi pėr tė kapėrcyer pilotėt e tjerė.

Dy makinat Mercedes u shkėputen nga ndjekėsit pas pak xhirosh dhe ishin nė kontroll tė plotė tė garės. Ata nuk u ndalėn nga makina e sigurisė virtuale pasi Latifi parkoi makinėn e tij nė krah tė pistės pas njė problemi. Njė tjetėr makinė sigurie virtuale u vendos pasi Aitken humbi pjesėn e pėrparme tė makinės. Komisarėt e pistės vendosėn makinė e sigurisė normale qė tė pastronin pistėn dhe aty Mercedes futi nė bokse dy makinat pėr ndėrrimin e gomave, njė episod qė vendosi fatin e garės.

Skuadra gaboi gomat, duke i vendosur Rasėll njė pjesė tė atyre tė Botas dhe kėshtu detyroi rikthimin e dy pilotėve nė bokse pak mė vonė pėr tė korrigjuar gjithēka pasi asnjėri nuk po jepte sa duhej. Kjo bėri qė nė kryesim nė mėnyrė tė papritur tė ishte Perez, i cili kishte kryer ndalesėn pėr gomat e forta dhe mund tė shkonte i qetė drejt fundit tė garės, i ndjekur nga Okon dhe Stroll. Rasėll bėri parakalime tė njėpasnjėshme nė pistė dhe u vu nė ndjekje tė Perez, duke shkurtuar diferencėn nė 3,4 sekonda, por goma e tij u shpua dhe ai u desh tė ndalej pėrsėri nė bokse, kėtė herė pėr tė hequr dorė nga vendet e para. Si rrjedhojė, Perez arriti tė rriste diferencėn dhe fitoi pėr herė tė parė nė karrierė njė garė tė Formula 1 me mė shumė se 10 sekonda diferencė nga ndjekėsit Okon dhe Stroll.

Sainz shkoi nė vendin e katėrt, i ndjekur nga Riēiardo, Albon dhe Kviat, ndėrsa mė tej vijonin Botas e Rasėll, duke i lėnė vendin pėr pikėn e fundit Lando Norris.
Shtuar më 06/12/2020, ora 23:57
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0