Ferrari shkarkon kryeinxhinierin e motorėve
Zhgėnjimet e mėdha te Ferrari kėtė sezon vazhdojnė tė kenė kosto te kokat e mėdha drejtuese. Pas Stefano Domenicalit, ėshtė radha e kryeinxhinierit tė motorėve, Luca Marmorini, qė detyrohet tė marrė valixhet pėr t’u larguar nga Maranello pas shumė vitesh. Qarkullonte prej disa javėsh lajmi pėr lamtumirėn e italianit, por mesa duket skuadra kokėkuqe ka preferuar ta kalojė gjithēka nė heshtje. Nė vend tė Marmorinit, pėrgjegjėsinė pėr sektorin e motorėve te Ferrari, qė kėtej e tutje do ta ketė Lorenzo Sassi, i cili ndodhet nė Maranello qė prej vitit 2006.

Ndėrkohė bosi i skuadrės, Marco Mattiacci, duke iu referuar startit tė vėshtirė tė kėtij sezoni, tha se te Ferrari duhet bėrė njė ndėrhyrje me themel pėr tė rikthyer rezultatet e shumėpritura.

"Nevojitet pėrmirėsim nė 360 gradė. Nuk ėshtė vetėm njėsia motorike, aerodinamika apo shasia, por e gjithė skuadra dhe e gjithė makina qė duhen ribėrė nga fillimi. Pasi kemi identifikuar pikat e dobėta dhe tė forta, duhet tė tregohemi tė kujdesshėm nė vendimet qė do tė marrim. Njė garė e vetme, qoftė kjo pozitive apo negative, nuk duhet tė na e ndryshojė idenė se ku duam tė arrijmė", u shpreh ai.

Mattiacci nėnvizoi nė vijim se pavarėsisht dobėsive qė janė identifikuar te njėvendėshja e kėtij sezoni, puna te Ferrari nuk duhet tė fokusohet vetėm te garat e momentit, por duhet parė mė larg drejt sezonit tė ardhshėm. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 11:05
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit

Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit