Ferrari: Ja kush mund tė zėvėndėsojė Massan (FOTO LAJM)

Nico Hulkenberg - Sauber
Duket i afėrt divorci mes Felipe Massas dhe Ferrarit. Piloti brazilian raportohet se ka dy gara nė dispozicion, atė tė Belgjikės kėtė fundjavė dhe tjetrėn nė Itali, pėr tė bindur drejtuesit e skuadrės sė kuqe se e meriton qėndrimin edhe sezonin e ardhshėm. Eshtė ky lajmi qė jep e pėrditshmja britanike "The Guardian" dhe bėhet akoma mė i besueshėm kur merkatoja nė Formula 1 sa vjen e bėhet edhe mė e nxehtė.


Si pilot pasardhės i Massas, shikohen Raikkonen, Hulkenberg, Di Resta dhe Bianchi, por emri mė i lakuar ėshtė ai i finlandezit tė Lotus. Pėr Raikkonen ende nuk ėshtė pėrcaktuar skuadra e sezonit tė ardhshėm, me Red Bull qė ka dalė jashtė gare pasi pasues i Webber pritet tė konfirmohet Ricciardo.

"The Guardian" shkruan mė tej pėr Massan se drejtuesit e Ferrarit nuk e konsiderojnė prioritet pėr momentin konfirmimin e pilotėve pėr vitin tjetėr, por qėndrimi i presidentit Montezemolo ėshtė i qartė, e mbėshtet brazilianin vetėm nėse performancat e tij do tė jenė tė kėnaqshme.

E ndėrkohė qė Massa duhet tė japė maksimumin, shumė zėra kontradiktorė qarkullojnė rreth pretendentit kryesor qė mund t’i zėrė vendin. Sipas rrjetit televiziv gjerman RTL, Ferrari e ka gati nė tryezė kontratėn me vlerė 11 milionė Euro pėr Raikkonen, por rikthimi i kampionit me kokėkuqen nė 2007-ėn zbehet nga menaxheri i tij, sipas tė cilit Kimit do t’i pėlqente qėndrimi te Lotus.


Se cili do tė ulet te Ferrari pėrkrah Alonsos sezonin tjetėr, Massa, Raikkonen, apo ndonjė pilot tjetėr, pėr kėtė duhen pritur e ndjekur dy garat e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2013, ora 18:32
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit