F1, Vettel: Nuk largohem nga Red Bull
Sebastian Vettel pėrgėnjeshtroi zėrat qė e shohin tek Ferrari vitin e ardhshėm duke siguruar se do tė respektojė kontratėn qė e lidh me Red Bullin deri nė fund tė vitit 2015.

"E kam thėnė shumė herė. Kam njė kontratė me Red Bullin edhe pėr vitin tjetėr dhe do jem pilot i Red Bullit. Kam ende shumė gjėra pėr tė bėrė me kėtė skuadėr dhe dua tė rikthehem si mė parė", tha pėr gazetėn "Bild" katėr herė kampioni i Formulės 1.

Gjithsesi, piloti gjerman nuk pėrjashton mundėsinė qė nė njė tė ardhme tė pilotojė makinėn e kuqe: "Ēdo ish-pilot mė thotė qė nuk ka asgjė mė tė bukur se tė jesh pjesė e Ferrarit".

Me katėr tituj tė fituar nė katėr sezonet e fundit, Vettel duhet tė pėrballet me mendimin e shumė tifozėve se ai i ka fituar kampionatet falė makinės sė shkėlqyer qė ka pasur nė dispozicion. Ky mendim pėrforcohet duke parė se gjatė kėtij viti, me njė makinė jo nė nivele tė larta, Vetteli ėshtė paraqitur mė dobėt edhe se shoku i tij i skuadrės, Daniel Ricciardo.

"Kėtė vit kam pasur shumė probleme mekanike, por edhe unė nuk kam qenė nė nivelin qė pritej. Danieli ka punuar shumė mirė, i ka merituar fitoret dhe mė ka vėnė nė vėshtirėsi. Ai ka treguar se nuk kemi njė makinė kaq tė keqe sa mendohej", tha Sebastian Vettel. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 14:19
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit

Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit