F1, Montezemolo: Tė dėnohet Mercedes
Luca di Montezemolo nuk ėshtė tėrhequr aspak kur i ėshtė kėrkuar mendim pėr ēėshtjen "“Mercedes-Pirelli". "Uroj qė kjo ēėshtje tė ndiqet deri nė fund nga ata qė e kanė pėr detyrė ta ndjekin. FIA e ka ndjekur deri tani dhe duhet ta ēojė deri nė fund", tha presidenti i Ferrarit.

Mercedes dhe Pirelli do tė shfaqen pėrpara njė tribunali tė FIA-s, mė 20 qershor, nė orėn 09:30.

Data, e konfirmuar edhe nga Federata Ndėrkombėtare e Automobilizmit, ėshtė fiksuar pėr seancėn e parė gjyqėsore nė lidhje me testimet e zhvilluara nė Barcelonė nga skuderia e "Barckley"-t, me gomat e reja e mbi tė gjitha me njėvėndėshen e 2013-s, diēka e ndaluar nga rregullorja sportive e FIA-s.

Si Mercedes, ashtu edhe ndėrmarrja furnizuese e vetme e gomave, nė Botėrorin e Formula 1, kanė theksuar gjithmonė se nuk kanė shkelur normat.

Nė Ēmimin e Madh tė Monte Carlos, garėn e parafundit tė zhvilluar, Red Bull dhe Ferrari kishin prezantuar ankesėn formale pėr tė sqaruar kėtė histori. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2013, ora 17:00
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0