F1, mbyllet procesi ndaj Ecclestone
Gjykata e Mynihut arkivon pėrfundimisht procesin ndaj Bernie Ecclestone, i cili ishte akuzuar pėr korrupsion. Gjykata Bavareze aprovoi marrėveshjen ndėrmjet Prokurorisė dhe bosit tė Formula 1, qė pranoi tė derdhė plot 100 milionė dollarė, afėrsisht 74.5 milionė euro pėr tė mbyllur njė herė e mirė kėtė cėshtje. Numri 1 i kėtij institucioni, gjykatėsi Peter Noll qartėsoi gjithashtu faktin se pagesa duhet tė kryhet brenda njė afati kohor prej vetėm njė jave.

Interesante ishin fjalėt e Noll, i cili pyeti tė pandehurin nėse e dispononte njė shumė tė tillė, pėr tė paguar menjėherė detyrimin, pyetje qė morri fluturimthi pėrgjigjen Po, nga ana e Ecclestone.

procesin e nisur tre muaj mė parė, 83-vjeēari qė komandon prej dekadash tė tėra sportin mė tė shpejtė nė rruzull ishte akuzuar se i kishte dhėnė rryshfet 44 milionė dollarė ish-presidentit tė Bayerische Landesbank Gerhard Gribkowsky, pėr ta bindur kėtė tė fundit qė tė pėrfshinte Bankėn qė ai drejtonte nė Fondin e Investimeve tė Kompanisė CVC Capital Partners.

Nė rast dėnimi Ecclestone rrezikonte deri nė 10 vjet heqje lirie dhe nė fakt pėr sa i pėrket vendimit pėrfundimtar prokurori i cėshtjes Christian Weiss deklaroi se nė bazė tė moshės sė thyer tė tė pandehurit, 83 vjeē, vazhdimit dhe shtyrjes pėr shumė kohė tė gjyqit apo qoftė edhe rrethanave lehtėsuese, arkivimi i procesit ėshtė plotėsisht i justifikuar.

Nė krahun tjetėr nuk mund tė konsiderohet si blerje e lirisė u shpreh avokati mbrojtės i miliarderit britanik Sven Thomas, qė ngulmoi pėr tė precizuar se kjo nuk duhet quajtur si njė ujdi dhe nuk mund tė konsiderohet aspak si njė marrėveshje e tillė.

Sipas nenit 153A tė Kodit Penal pas aprovimit tė gjykatėsit Prokuroria ka tė drejtė pėr tė mbyllur procesin, nėse i pandehuri paguan detyrimin e pėrcaktuar nė vendimin pėrfundimtar, ose pranon ta shlyej atė nėpėrmjet punės sė detyruar dhe shėrbimeve sociale.

Historia kompletohet me 25 milionė Eurot qė Ecclestone ėshtė gati tė derdhė nė Bankėn Bayern LB, duke respektuar kėshtu ujdinė qė tė gjitha palėt arritėn njė javė mė parė. Gjithsej pra shuma e pėrgjithshme qė do tė paguajė padroni i sportit mė tė shpejtė ėshtė plot 100 milionė Dollarė dhe marrėveshja me Prokurorinė bėn tė mundur qė 83-vjecari anglez tė ruajė pozicionin e tij nė krye tė Formula 1. /albeu.com/

Shtuar më 05/08/2014, ora 17:00
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit

Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit