F1 Kinė, pole-position pėr Hamilton
Pista e lagur e Shangait tregoi edhe njėherė se parashikimet e deritanishme kanė qėnė tė sakta me njė Mercedes qė konfirmohet gjithnjė e mė i fortė pėr titullin, Red Bull po fiton vazhdimisht terren, ndėrsa Ferrari ėshtė njė skuadėr me dy fytyra. Nė provat zyrtare pėr Cmimin e Madh tė Kinės, Lewis Hamilton pushtoi tė tretin “pole position” kėtė sezon dhe tė katėrtin pėr skuadrėn gjermane qė prej garės sė parė tė Australisė me tė gjitha fitoret qė mbajnė emrin e Mercedes.

U tregua vėrtet luftarak piloti britanik dhe i pagabueshėm nė njė pistė qė u bė edhe mė e komplikuar nga reshjet e shiut qė kishin nisur qė nė orėt e para tė mėngjesit, duke lėnė me vetėm 6 tė dhjetat pas Daniel Ricciardon dhe mbi njė sekond prapa nė vendin e tretė kampionin Sebastian Vettel. Edhe njėherė piloti gjerman ėshtė parakaluar nė renditje nga shoku i skuadrės, debutues kėtė sezon me Red Bull.

Me tė katėrtin pole position nė kėtė pistė dhe tė 34-in nė karrierė, Hamilton vazhdon tė ngjisė shkallėt e historisė nė Formula 1 duke kaluar njė pilot mitik si kampioni i katėrfishtė Alain Prost dhe dy herė kampionin Jim Clark, ndėrsa pėrpara ka tė tjerė legjenda si Schumacher, Senna e Vettel.

Ndryshe nga shoku i tij i skuadrės, gjermanit Nico Rosberg i mungoi finesa nė pistė dhe me dy gabime nė sesionet e fundit nuk mundi tė regjistronte kohė mė tė mirė se vendi i katėrt.

Nga Ferrari mbeti vetėm Fernando Alonso nė luftė kundėr tė gjithėve nė sesionin final me finlandezin Kimi Raikkonen qė nuk mundi tė kalonte e kėshtu garėn do ta nisė nga vendi i 11-tė. Spanjolli edhe njėherė tregoi se ėshtė mbi nivelin e makinės qė i ofron kokėkuqja e jo mė kot janė disa skuadra qė e kėrkojnė pėr sezonin tjetėr.

Nesėr pėr garėn parashikohet kohė e thatė, kėshtu qė vendi i pestė pėr Alonson nė start mund tė konsiderohet njė arritje e jashtėzakonshme dhe mrekulli do tė ishte lufta e asturianit pėr njė vend nė podium. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2014, ora 09:57
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit

SHBA-te po perjetojne temperatura polare keto dite. Pamje nga liqeni i ngrire i Michiganit