Deklarat prekėse e Vettel: Tani do doja njė kėshillė nga Schumacher
Edhe pse Sebastian Vettel ka 40 pikė disavantazh karshi Lewis Hamilton nė renditjen e pėrgjithshme tė Formula 1, piloti gjerman i Ferrarit beson se mund tė duelojė deri nė fund pėr titullin kampion.

“Nuk heq dorė, pasi e kam treguar edhe mė parė se mund tė dueloj dhe fitoj titullin kampion. Kemi njė makinė qė ėshtė e barabartė me Mercedes, ndaj deri nė fund mund tė dueloj me Lewis”, tha Vettel.

“Gara e fundit nė Singapor, ku u rendita i treti nuk na ndihmoi, por pavarėsisht kėsaj, mund tė shpallem kampion bote. Ky ėshtė njė sport skuadre, pavarėsisht se nė pistė pilotoj unė, por vendimet i marrim sė bashku me skuadrėn”, thotė Vettel, qė shprehet se nė kėto momente njė kėshillė nga Michael Schumacher do ta ndihmonte.

“Nėse do tė ishte mirė, duke parė pėrvojėn e tij te Ferrari, do t’i kėrkoja njė kėshillė. Njė mendim nė lidhje me punėn jashtė piste, pėr punėn brenda ekipit, rreth politikave tė Formula 1. Njė kėshillė pėr atė qė nuk shihet me sy, jo atė qė ndodh nė pistė”, u shpreh Vettel pėr “Bild”.
Shtuar më 20/09/2018, ora 11:58
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Te afermit e viktimave te genocidit serb ne Srebrenica duke pritur rivarrosjen e tyre pasi kane identifikuar eshtrat

Te afermit e viktimave te genocidit serb ne Srebrenica duke pritur rivarrosjen e tyre pasi kane identifikuar eshtrat