Bild: Webber le Formula 1 pėr "Porsche"
Mark Webber
Ndėrsa zėrat pėr njė largim tė Mark Webber nga Red Bulli nė fund tė kėtij sezoni tė Formulės 1 kanė ardhur duke u shtuar, pėr herė tė parė jepet njė destinacion i mundshėm pėr tė ardhmen e 36-vjeēarit.

Sipas tė pėrditshmes gjermane “Bild”, destinacioni i mundshėm i australianit mund tė jetė jashtė Formulės 1, duke u shndėrruar nė yllin e “Porsche”, nė garėn e famshme tė 24 orėve tė La Manshit.

Sipas gazetės, marka gjermane e makinave kėrkon tė rikthehet nė mėnyrė tė bujshme nė kėtė garė, pas tėrheqjes si kampione nė vitin 1998.

Nuk ėshtė ende e qartė nėse 36-vjeēari do tė vendosė tė largohet nga Botėrori apo do tė zgjedhė njė skuadėr tjetėr, nėse Red Bulli do tė vendosė qė tė ndajė dyshen problematike Vettel-Webber.

Mė parė gjatė muajit, burime pranė drejtorit tė pėrgjithshėm tė Red Bull, Chris Horner, thanė nė shtypin austriak se ai po mendon qė tė rikonfirmojė pėr 2014-n vetėm Vettelin, pilotin e paprekshėm, tre herė kampionin e botės, ndonėse ishte ai nė zanafillėn e polemikave nė Malajzi, kur parakaloi shokun e skuadrės nė kundėrshtim me urdhėrat e marra.

I preferuari pėr tė kaluar tek Red Bulli ėshtė Kimi Raikkonen, qė nė drejtimin e njė makine jo ndėr mė tė shpejtat, si Lotusi, po arrin rezultate tė shkėlqyera nė kėtė sezon.

Nėse ky kalim nuk do tė konkretizohet, atėherė besohet qė Red Bulli do t’i bashkangjisė Vettelit njė prej dy pilotėve tė rinj tė Toro Rossos, Vergne apo Ricciardon. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2013, ora 09:18
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0