Sebastian Vettel dhe Fernando Alonso i kthejnė edhe provat e lira nė njė duel personal mes njėri tjetrit. Nė Montmelo ku kėtė fundjavė do tė zhvillohet gara pėr Ēmimin e Madh tė Spanjės, spanjolli i Ferrarit sfidoi shiun duke regjistruar kohėn mė tė shpejtė, i pasuar nga shoku i skuadrės Felipe Massa. Nė sezonin e dytė qė ėshtė edhe treguesi mė i qartė i potencialit tė skuadrave pėr kėtė garė, drejtimin e mori kampioni i botės nė fuqi, duke hedhur kandidaturėn pėr fitoren nė pistėn e Katalunjės.
Me kohėn 1 minutė, 22 sekoda e 808 tė mijtat, ai la pas Fernando Alonson me vetėm 17 tė mijtat mė shumė, ndėrsa piloti tjetėr i skuadrės Red Bull, Mark Webber regjistroi kohėn e tretė mė tė mirė.
Nė pozicionet e para shfaqet edhe finlandezi i skuadrės Lotus, Kimi Raikkonen, ndėrsa skuadra Mercedes nuk arrin tė regjistrojė kohė tė shpejta sepse Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg u renditėn respektivisht nė vendin e gjashtė dhe tė shtatė.
Gara e Montmelosė ėshtė e pesta nė kalendarin e kėtij sezoni ku Vettel kryeson me 77 pikė, i ndjekur nga Raikkonen me 10 mė pak dhe Hamilton me 50 pikė. /albeu.com/