Bandat e terrorizojnė, Hamilon kėrkon tė merren masa urgjente
Njė episod i rėndė ėshtė shėnuar nė Sao Paolo tė Brazilit, ku anėtarėt e skuadrės sė Mercedesit janė rrėmbyer e mė pas grabitur nga njė bandė e armatosur. Ngjarja ka ndodhur vetėm pak metra larg cirkuitit tė Interlagos, ku ditėn e dielė do tė zhvillohet gara e fundit pėr kėtė sezon, qė tashmė e ka shpallur kampionin e saj. Dhe ėshtė pikėrisht kampioni i botės pėr hėrė tė katėrt Lewis Hamilton, ai qė ėshtė shokuar mė shumė nga tė gjithė nga kjo ngjarje.

“Tė gjithė janė tė frikėsuar nė skuadrėn tonė. Me tė drejtė, pasi u kishin drejtuar nė kokė armė tė vėrteta, janė kriminelė qė nuk bėjnė shaka. Kjo ka ndodhur nė tė dalė tė cirkutitit tė Interlagos. U dėgjuan edhe tė shtėna me armė. Kėto skena ndodhin cdo vit nė kėtė vend, duke turbulluar ata qė kėrkojnė tė jenė profesionistė edhe nė kushte ekstreme. Drejtuesit e Formula 1 duhet tė marrin masa urgjente. Pėr episode tė tilla nuk ka justifikime,” – shkruan kampioni i Botės nė “Twitter”.

Gjithsesi, lajmi i mirė ėshtė se nuk ka tė lėnduar. Nė vitin 2010, po nė Sao Paolo, edhe Janson Button ka rėnė pre e njė sulmi tė armatosur, tė cilin ai ende sot e evokon si tė tmerrshėm. Kjo nuk ishte mbyllja mė e bukur qė mund t’u bėhej garave tė Formula 1. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2017, ora 16:50
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Tregtari i nje dyqani kepucesh te perdorura duke kerkuar mbeshtetje nga qytetaret

Tregtari i nje dyqani kepucesh te perdorura duke kerkuar mbeshtetje nga qytetaret