Alonso: Mercedes, surpriza e sezonit
Pas 4 sezonesh mbretėrim absolut, shumė njerėz besonin se Red Bull do tė vazhdonte edhe kėtė vit dominimin nė Formula 1, por nė fakt nuk ka ndodhur kėshtu. Garė pas gare, ėshtė Mercedes me dyshen e pilotėve Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg, qė po u jep leksion tė gjithėve.

Nga 11 Ēmime tė Mėdha, skuadra gjermane ka triumfuar nė 9 prej tyre, me Rosberg qė kryeson kampionatin dhe direkt pas tij renditet Hamilton.

Fernando Alonso, piloti mė luftarak i Ferrarit, e konsideron paraqitjen e Mercedes, si njė surprizė tė bukur tė kėtij sezoni.

"Tė gjithė janė surprizuar nga Mercedes, ndėrsa ne tani po mėsohemi duke e parė dominimin e tyre ēdo fundjavė. Mbaj mend kur testonim makinėn nė Jerez dhe Bahrein. Kishim disa probleme, megjithatė nė pėrgjithėsi makina dukej shumė mirė, ndėrsa tani po shikojmė Mercedes qė ka fituar 9 nga 11 gara. Do ta quaja surprizėn mė tė madhe tė sezonit, por njė surprizė e bukur ama", ėshtė shprehur Alonso.

Ndėrkohė qė Mercedes ka qėnė mahnitės nė pistė, Ferrari nuk ka mundur t’i japė fund vuajtjeve, me Alonson qė renditet i katėrti me 87 pikė, ndėrsa Raikkonen edhe mė keq akoma me vetėm 27 pikė gjithsej.

Spanjolli dy herė kampion nė Formula 1 beson se "Kokėkuqja" duhet tė mėsojė nga marka gjermane.

"Mercedes ėshtė njė motivim pėr ne. E dimė qė mund tė bėjmė njė punė mė tė mirė, por nuk ia kemi dalė dot deri tani. Nėse mė parė kishim Red Bull si objektiv pėr ta arritur, tani kemi Mercedes. Duhet tė gjejmė mėnyrėn pėr t’i lėnė pas problemet dhe tė arrijmė nivelin e tyre", pėrfundoi spanjolli i Ferrarit. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 10:35
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit

Studentet e universiteteve shqiptare protestojne para Ministrise se Arsimit