Fernando Alonso ka mbėrritur nė Suzuka duke e ditur mirė se tė gjitha pyetjet e gazetarėve do tė ishin mbi tė ardhmen e tij. Dhe pėrgjigja e spanjollit tė Ferrarit ishte gjithmonė kjo: "Do tė bėj atė qė ėshtė mė e mira pėr Ferrarin".
"Nuk jetoj nė Mars, e di se ēfarė thuhet vėrdallė... Prioriteti im ėshtė tė mund makinat Williams nė pistė, mė pas e ardhmja. Ėshtė e qartė qė duhet rigjetur harmonia", ka deklaruar piloti spanjoll i Ferrarit.
Por, mė pas Alonso ka pasur fjalė tė ėmbla pėr skuderinė italiane: "Ferrari mė ka mbėshtetur shumė. Po bėjmė maksimumin, sakrifikohem gjatė ēdo fundjave dhe jetoj 365 ditė tė vitit pėr skuadrėn".
"Ka raste qė fitohet dhe ka raste qė jo. Kėshtu e ka sporti. Sigurisht, kur nuk fitohet, presioni ėshtė mė i madh", shtoi Alonso. /albeu.com/