"Ėshtė zgjuar, por nuk pėrgjigjet", lajme tė reja mbi shėndetin e Schumacher
Legjenda e Formula 1 Michael Schumacher ėshtė nė njė gjendje vegjetative dhe nuk po pėrgjigjet, sipas neurokirurgut tė njohur Erich Riederer.

Gjermani pėsoi dėmtime shkatėrruese tė trurit nė njė aksident me ski nė vitin 2013 ndėrsa ishte me pushime nė Alpet Franceze dhe gjendja e tij ishte pėrcjellur nga afėr.

Javėn e kaluar ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt tha se Schumacher ishte ende duke luftuar pėr t’u bėrė mė mirė, por Riederer ka ofruar njė parashikim mė tė zymtė.

Duke folur nė njė dokumentar nė stacionin televiziv francez TMC, ai tha: "Unė mendoj se ai ėshtė nė njė gjendje vegjetative, qė do tė thotė se ėshtė zgjuar por nuk pėrgjigjet".

"Ai po merr frymė, zemra i rrah, ai ndoshta mund tė ulet dhe tė bėjė hapa tė vegjėl me ndihmė, por jo mė shumė".

"Unė mendoj se ky ėshtė maksimumi pėr tė. A ka ndonjė shans pėr ta parė atė siē ishte para aksidentit? Unė nuk mendoj kėshtu", vijoi ai.
Shtuar më 23/09/2020, ora 12:02
Të fundit nga kjo kategori
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0