E ardhmja me Mercedes, fjalėt e Hamilton gėzojnė tifozėt e Ferrarit
Lewis Hamilton vijon tė dominojė Formula 1, por vazhdimėsia e kėtij “sundimi” mund tė jetė drejt fundit.

Ky sezon ėshtė i fundit nė kontratė e tij aktuale me Mercedes dhe nė njė intervistė pas fitores nė Imola ai duket shumė i paqartė pėr tė ardhmen.


Mė pas flet edhe pėr largimin e shefit te skuderisė gjermane, Toto Wolf, i cili ka vendosur tė tėrhiqet pėrkohėsisht nga puna.

Nė rast largimi, Hamilton do tė vinte seriozisht nė rrezik thyerjen e rekordit tė Schumacher me shtatė tituj kampion bote. Nėse e fiton kėtė sezon, qė ėshtė thjesht ēėshtje kohė, Hamilton barazon legjendėn gjermane.


“As vetė nuk e di nėse do tė jem kėtu vitin e ardhshėm, por nuk ėshtė njė shqetėsim pėr mua pėr momentin. Unė dhe Toto (Wolf) kemi pasur biseda tė thella me njėri-tjetrin dhe e di se nė ēfarė gjendje ėshtė ai mendėrisht. E kuptoj se ai dėshiron tė tėrhiqet pak dhe t’i japė mė shumė kohė familjes sė tij.

Nuk e di kush do ta zėvendėsojė atė, por ai ėshtė njė udhėheqės i madh dhe jam i sigurt se nuk do tė vendosė nė vendin e tij dikė qė nuk di ta bėjė punėn. Jam i bindur se do gjejė zėvendėsuesin e duhur”, u shpreh kampioni britanik.
Shtuar më 01/11/2020, ora 22:59
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se ligji i mbetjeve (plehrave) duhej miratuar?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0