Aguero sfidon Rosberg (VIDEO)
Sulmuesi argjentinas i Manchester City-t, Sergio Aguero tregoi se mund të ketë një karrierë të rëndësishme si pilot, nëse do të vendosë të varë këpucët në gozhdë.
Ish bomberi i Atletico Madrid sfidoi pilotin e Mercedes në Formula 1, Nico Rosberg në cirtkuitin anglez, "Donington Park".

Pasi vendosi kohën më të shpejtë me simulator, mes një numri sportistësh që rivalizuan Rosberg, më pas u vendos që Aguero duhej të tregonte se çfarë mund të bënte në një pistë të vërtetë.

Rosberg pohoi se paraqitjet e Agueros në timonin e Mercedes DTM i bën mjaft përshtypje, pasi në kronometrim, sulmuesi regjistroi kohë mjaft konkurruese. Kjo bëri që Aguero të bënte shaka, duke deklaruar se ndoshta garimi në Formula 1 mund të jetë një alternativë për karrierën e tij sportive.


"Më pëlqejnë garat me makina dhe mbi të gjitha Formula 1. Duhet të më tregojnë si përdoren butonat në timon, sepse pjesa tjetër lidhet vetëm me shkeljen e gazit dhe të frenave", u shpreh Aguero.

Gjatë aktivitetit "PUMA Race Off", Rosberg vendosi kohën 1:21.05, ndërsa përgjigja e Agueros ishte mjaft e mirë, me kronometrin që u ndal në 1:22.58. Dhëndrri i Diego Maradonës tregoi se mund të manovronte me pedalet po aq mirë sa bën me topin në fushë.

Pas leksioneve dhe sfidës në pistë, Rosberg dhe Aguero hipën së bashku në makinë, me pilotin gjerman që i dhuroi futbollistit xhiron më emocionuese në jetë. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2012, ora 13:41
Të fundit nga kjo kategori
 
A mendoni se Shqipëria do të kalojë fazën e grupeve në EURO 2016?
20%
20%
20%
Deri në garën e rradhës në Australi
Ditë
0
0
Orë
0
0
Min.
0
0
Sek.
0
0
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian